Higjiena personale është e mirë, por ka rregulla të përgjithshme kur bëhet fjalë për bazat, si larja e fytyrës
Ka shumë ekspertë që këshillojnë metoda të ndryshme të larjes së fytyrës, por gjithmonë zhvillimi i teknikave dhe produkteve çon në një stad më të avancuar të këtij rituali, në dukje shumë të thjeshtë, por me disa truke brenda saj.
Ndaj, këtu janë pesë mite të larjes së fytyrës që dermatologët më të famshëm i rrëzojnë bindshëm dhe me fakte, madje!
Miti 1: Ju nuk duhet të lani fytyrën tuaj në dush
Dr. Shasa Hu, një anëtare e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë dhe bashkëthemeluese e shërbimit të këshillimit për kujdesin e lëkurës BIALife, tha se deklarata e Cho-it “është një mit total”.
“Kur ju lani fytyrën tuaj në dush, avulli i ngrohtë nga dushi nxit çlirimin më të thellë të lëkurës dhe çrrënjos poret”, shpjegoi Hu.
Për sa kohë që nuk përdorni ujë të nxehtë të nxehtë apo sapun të ashpër, larja e fytyrës suaj në dush do t’ju kurseni kohë, do t’ju kursejë ujë dhe do t’ju jap një pastrim më të thellë lëkurës, ndryshe nga rituali i zakonshëm dhe i përditshëm që ne kemi para pasqyrës.
Miti 2: Ju duhet ta lani fytyrën dy herë në ditë
Dermatologu i New York-ut, Dr. Hadley King, tha se nëse keni nevojë të lani fytyrën dy herë në ditë varet nga lloji i lëkurës dhe çfarë duhet të lani. Për shembull, llojet e thata ose të ndjeshme të lëkurës janë të mira për t’u pastruar një herë në mbrëmje, ndërsa lëkura me vaj mund t’ju kërkojë ta pastroni së paku dy herë në ditë.
Megjithatë, nëse bëni një stërvitje të gjatë dhe djersiteni ose vendosni grim të rëndë, larja e fytyrës pas palestrës dhe përpara shtratit është shumë e rëndësishme.
Miti 3: Larja e fytyrës me sapun dhe ujë mjafton si një rutinë e përditshme
“Larja me sapun bëhet për pastrimin e gjërave të rregullta. Lëkura juaj nuk është e rregullt”, tha Nazarian. Sapunët tipike do të zhveshin vajrat natyrale dhe hidratuesit nga lëkura juaj, e cila mund të prishë pH e lëkurës tuaj dhe të dëmtojë barrierën e saj”.
Në vend të kësaj, jepni lëkurës suaj një pastrim të butë dhe pa aromë që ofron që i shërben më së miri trajtimit të saj.
Miti 4: Skrubi është mënyra më e mirë për të pasur një pastrim të thellë
Në kundërshtim me besimin popullor, pastrimi me një sfungjer ose pajisje mekanike nuk do të zhdukë polimeret e yndyrës ose kozmetikës në sipërfaqen e lëkurës suaj. Në fakt, skrub-et mekanikë mund të shkaktojnë shenja mikroskopike në lëkurë, por të padëmshme gjithsesi.
Miti 5: Ju nuk duhet të lani duart para se të lani fytyrën tuaj
Edhe nëse duart tuaja nuk duken ose ndihen të pista, ato janë gjithmonë në përdorim.
“Shumica e njerëzve përdorin shpesh duart për të shtypur në tastierë dhe telefona, ose në makinë”, tha Hu, ndaj bakteret dhe kimikatet në këto sipërfaqe mund të çojnë në acarim ose infeksion të lëkurës, syrit, sidomos tek njerëzit që janë të prirur ndaj ekzemës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania