LAJMI I FUNDIT:

Derkoski paralajmëron votimin elektronik për zgjedhjet në Maqedoni

Derkoski paralajmëron votimin elektronik për zgjedhjet në Maqedoni

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkoski njofton për mundësinë për të votuar shumë shpejt në Maqedoni duke përdorur teknologjinë moderne elektronike, e cila do të zhdukë përgjithmonë pikat e diskutueshme dhe problemet me Listën e votuesve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me nismën tonë dhe në bashkëpunim me partnerët nga bashkësia ndërkombëtare, më 17 të këtij muaji do të mbajmë një tryezë të rrumbullakët, në të cilën do të theksohet përfitimet nga mundësia e përdorimit të teknologjisë moderne gjatë zgjedhjeve. Ne në këtë mënyrë, me anë të njohurive dhe informacioneve të ekspertëve ndërkombëtarë do të përpiqemi për të zbatuar nismën që flitet për disa vjet, sipas të cilës mund të futen risi gjatë votimit. Sipas kësaj iniciative, nëpërmjet përdorimit të shtypit elektronike ose shenjave të gishtërinjve, më sigurt dhe më saktë do zbatohet votimi në vend, ndërsa me këtë teknologji dhe teknikë moderne do të mënjanohen të gjitha dobësitë e procesit zgjedhor çka kanë ndodhur deri më tani”, tha Derkoski.

Kryetari i KSHZ-së paralajmëron punë intensive për këtë trup pasi më 2 shkurt do të shpallen zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në maj të këtij viti./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori