LAJMI I FUNDIT:

Derisa politika serbe të krijohet në “Francuska 7”, riciklimi i saj do të sjellë vetëm konflikte

Politikës serbe i duhet një Vilhelm Keitel

Serbia do të duhej të kërkojë një Vilhelm Keitel i cili do të nënshkruante kapitullimin e politikës së vozhdit e cila ka ende pushtetin. Derisa strukturat politike të “vozhdit” gjenden në pushtet, në Serbi, nuk mbyllet kapitulli fashist. Tadiq, në Bruksel flet për integrime me çdo kusht,e në anën tjetër thërret për ndarjen e Kosovës. Jeremiqi më shumë po qëndron jashtë se brenda vendit të tij, duke lobuar për pengimin e njohjes së Kosovës. Kur krahasohen zhvillimet paralele në rajon, bisedimet e ashtuquajtura teknike, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duken si lojë.


Ballkani asnjëherë nuk ka prodhuar ngjarje të mëdha thonë historianët e dalluar të Evropës. Nuk ka edhe një historian serioz i cili nuk ka vërejtur rolin destruktiv të Kishës ortodokse serbe në të gjitha zhvillimet dhe në të gjitha periudhat. KOS-i me shekuj ka bërë harta dhe projekte se si duhet të duket Ballkani dhe kush mund të ketë shtet e kush jo në këtë rajon. Nëse në përvjetorin e 67 të ngadhënjimit mbi fashizmin, Evropa po vazhdon përpjekjet e saj për finalizimin e Unionit, Ballkani ende po ballafaqohet me konfliktet e moçme dhe me krime e kriminel të pa dënuar lufte.

Nga riciklimi i politikes serbe ende nuk polli asgjë. Edhe tash kur festohet ky përvjetor në Evrope, Serbia, në të gjithë mënyrat vazhdon shantazhet ndaj fqinjëve. Përveç me Slloveninë, e cila nuk kufizohet me Serbinë, me të gjitha shtetet tjera, Beogradi edhe më tutje është në konflikt të hapur. Serbia edhe pse pati oferta nga më të ndryshmet për paçe e kompromise me të gjitha shtetet e tashme fqinje, ajo nuk pranoi asnjëherë asnjë marrëveshje. Më në fund, edhe deklarata e vet Tadiqit për ndarje të Kosovës nuk ishte risi.

Serbia kërkon partner për pazar territoresh të huaja

Nëse vozhdi atëherë kishte gjetur Tugjmanin që të bëjë tregti me territoret e BeH, krerët aktual serb kanë zgjedhur, jo Kosovën, por Shqipërinë. Nëse dikush nuk kupton asgjë nga kjo ide, atëherë zoti ia faltë mëkatet. Serbia deri diku e ka të qartë se çka donë të ndajë nga Kosova, por sa duket këtë nuk e kanë të qartë disa opinionist disfatist shqiptar që nuk kanë dalë asnjëherë përtej kafeneve të Prishtinës. Çdo pazar që përmendet, pa marrë parasysh prej nga vjen, ai thjesht duket si një votë më tepër për projektet serbe. Projekti i quajtur Kosovë e pavarur, në rrethanat ballkanike është zgjidhje më reale jo vetëm për sot, por për shumë kohë.

Dacici nuk e ka dert për kolonat e reja të refugjatëve. Ai nuk ka brengën e shkatërrimit të paqes së arritur me aq shumë sakrificë. Nxënësit besnik të Qosiqit po luajnë me kartën e babait të gënjeshtrës serbe. Dikur Bogdan Bogdanoviq, e tash Nenand Çanak, me të drejtë kanë theksuar se pa u nxjerrë para drejtësisë Qosiq dhe të ngjashmit me të, dhe pa u hedhur në mbeturina gjithë ajo “gjellë e helmuar” që është zier me dekada në “Francuska 7”, në Ballkan, paqja mbetet e pakonsoliduar. Mbi të gjitha, është mirë që faktori garantues ndërkombëtar ka qartësuar çështjen dhe Kosova po vazhdon sigurt konsolidimin e shtetit. Vetëm të verbrit nuk e shohin këtë.

Trashëgimtarët e Milosheviqit nuk dorëzohen lehtë

Kriminelit me të njohur të Evropës, pas luftës së dytë botërore, kur i thanë pronarët e jatakëve, del se jemi lodhur me ty, ai u paraqit ashtu siç ishte. Madje, ai atyre që kishin shkuar ta arrestojnë, u ofroi mish të terur e raki. Kështu jetonte ai, falangat e të cilit pushkatuan mizorisht 8372 boshnjakë, myslimanë në Srebrenicë. Kështu jetonte ai i cili mbajti të rrethuar Sarajevën për gati katër vjet duke e goditur çdo cak, madje edhe ku kishte edhe serb. “Aty ka pak serb” arsyetohej ai.

Ai tashmë është shndërruar në mit dhe lahutat për të janë kurdisur. Ashtu mund të duket vetëm heroi i institucionit të lahutave, përkatësisht i Akademisë Serbe të Arteve dhe Shkencave, dhe i të gjithë atyre që patën detyrë ta ruajnë dhe shpëtojnë projektin e bankrotuar të Milosheviqit dhe të ndihmësve të tij fashist. Se kush çka ka bërë nuk ka rëndësi për auditorin në Serbi, mirëpo shihet qartë se adhuruesit e politikes së bankrotuar nuk dorëzohen lehtë.

Tashmë, Mladiqit po i thurën legjenda, megjithëse ai nuk u fsheh asnjëherë. Sa ishte në fron Koshtunica, monstrumi e pati një jetë tepër luksoze për një të arratisur. Një përudhë, sa ishte ministër i mbrojtjes vet kryetari i tashëm Tadiq, Mladiqi e kaloi duke hedhur valle dhe duke mos menduar asnjëherë për çfarëdo shpenzimi. Atë ditë kur e arrestuan, përkatësisht kur bën pazarin e duhur për të, jo vetëm pushteti, por edhe të gjitha mediet lansuan një të vetmen fotografi të një njeriu i cili dukej i gjorë. Atë ditë nuk u tha edhe një fjalë e vetme pse po arrestohej ai. Thjeshtë, ai dukej si një hero mitik.

Sa herë njerëzit bënin me gisht në drejtim të Mladiqit, pushtetarët nuk flisnin as për gjurmët. Kështu vazhdoi derisa ai vet caktoi kohën e dorëzimit. Askush nuk u mor seriozisht me të. Atëherë kur filluan lajmet për vendndodhjen e tij të mos jenë as sekrete dhe pazari i dorëzimit shihej në horizont, arrestimi më nuk konsiderohej ndonjë ngjarje dite.

“Serbia gjate njëzet vjetëve të fundit i ka humbur të gjitha luftërat, madje edhe ato në të cilat nuk ka marrë pjesë, ndërsa Mladiqi, deri sa është fshehur, ka qenë një farë ilaçi për ketë frustrim”, thotë një analist serb. Me të drejtë, analist të caktuar janë skeptik sa i përket zhvillimeve pozitive në rajon.

Në një artikull të gjatë,me titull “Marrëveshje cinike në prapaskenë të dorëzimit të Mlladiqit”, gazetari Robin Harris shkruan shumë detaje se si po plotësohen apetitet serbe. Derisa ky manipulim është pjesë e politikës tradicionale evropiane, nëse amerikanët mbyllin sytë duke ia lënë duart e lira Brukselit, që më Beogradin të bëj skenarin, atëherë epilogu mund të jetë i tmerrshëm, aq më parë kur dihet se Republika Serpska është produkt i pastrimit etnik dhe gjenocidit.

Në trend

Më shumë
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

La Liga
Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm

Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm

Komunat
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij

Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij

Kronikë e Zezë
Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?

Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?

Siguri
Kalo në kategori