LAJMI I FUNDIT:

Derisa gjenerali i besuar po i raportonte për situatën në Ukrainë, Putin dukej nervoz – gërryente me thonj tavolinën dhe kafshonte buzën

Derisa gjenerali i besuar po i raportonte për situatën në Ukrainë, Putin dukej nervoz – gërryente me thonj tavolinën dhe kafshonte buzën

Presidenti rus Vladimir Putin dukej shumë nervoz dhe pothuajse i papërmbajtshëm, derisa njëri prej gjeneralëve të tij të besuar i raportonte ballë për ballë lidhur me situatën në Ukrainë.

Gjykuara nga mimikat dhe që vazhdimisht gërryente me thonj tavolinën, vërehej qartë se ishte i pakënaqur me punën e ushtrisë së tij në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Është interesant se gjenerali Viktor Zolotov, 68-vjeç derisa i raportonte, Putin vazhdimisht kafshonte buzën pavarësisht se ushtaraku tentonte ta bindte se situata në Ukrainë është nën kontroll.


Në anën tjetër deri më tani mbi 75 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën në luftën e Ukrainës, e për këtë Putin ka kërkuar shtimin e forcave mbrojtëse – duke tentuar që me këtë lëvizje të mbushë “boshllëkun” që i është krijuar nga lufta në Ukrainë.

Forcat ajrore ukrainase përdorin raketat amerikane AGM-88 HARM për të shkatërruar radarët e rusëve – pamje nga kabina e pilotit
Lexo po ashtu Forcat ajrore ukrainase përdorin raketat amerikane AGM-88 HARM për të shkatërruar radarët e rusëve – pamje nga kabina e pilotit

Madje gjenerali rus propagandonte duke i thënë se kanë ofruar ndihmën e nevojshme, dhe se kundërofensiva e ukrainasve në jug të vendit – në veçanti në Kherson ka “dështuar”.

E pamjet amatore të publikuara nëpër rrjetet sociale, shfaq operacionet ushtarake të ukrainasve ku përmes taktikave të njohura po i shkaktojnë humbje të mëdha forcave pushtuese.

Me raste në video shihet edhe mungesa e përgatitjes ushtarake të rusëve, që në një moment kanë rënë në minat që vetë i kishin vendosur – dëshmi se njësitë e tyre nuk janë të koordinuara fare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori