LAJMI I FUNDIT:

Deri në 10,000 ushtarë amerikanë mund të vendosen në kufirin SHBA-Meksikë

Deri në 10,000 ushtarë amerikanë mund të vendosen në kufirin SHBA-Meksikë

Deri në 10,000 ushtarë mund të vendosen në kufirin SHBA-Meksikë, sipas një memo të qeverisë amerikan të parë nga CBS News.

Të hënën, Donald Trump nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë – një prej tyre për imigracionin, transmeton Telegrafi.

Ai e shpalli emigracionin e paligjshëm në kufirin SHBA-Meksikë një emergjencë kombëtare, dhe tha se planifikon të dërgokë trupa amerikane për të ndihmuar agjentët e imigracionit dhe për të kufizuar refugjatët.


Duke vepruar kështu, ai anuloi disa urdhra imigracioni nga presidenca Biden, duke përfshirë një që ngushtoi prioritetet e dëbimit për njerëzit që kryejnë krime të rënda.

Dje, Shtëpia e Bardhë tha se ushtria amerikane do të dërgojë 1500 trupa shtesë në detyrë aktive në kufirin me Meksikën.

Tani, një memo e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të parë nga CBS, tregon se ka një plan për të dërguar 10,000 ushtarë në kufirin jugor.

Memorandumi gjithashtu thotë se departamenti i mbrojtjes “mund” t’i shndërrojë bazat e tij në “objekte mbajtëse”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Kroacia
Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë

Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë

Amerika

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut projektuar në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Evropa
Rutte i NATO-s kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën, mbështet kërkesën e Trump për buxhetin e mbrojtjes

Rutte i NATO-s kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën, mbështet kërkesën e Trump për buxhetin e mbrojtjes

Evropa
Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit

Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit

Amerika
Kalo në kategori