I dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor, lordi Stuart Peach, ka thënë se pret një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dy vende fqinje.
Peach ka theksuar për mediat serbe se të dyja palët duhet t’i përmbushin të gjitha obligimet e marra gjatë dialogut dhe shtoi se një prej tyre është edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe se Kosova dhe Serbia nuk duhet ta shohin këtë si një lëshim apo kërcënim për pozicionin e tyre, por si një pjesëmarrje konstruktive dhe të përgjegjshme në dialog, transmeton Telegrafi.
“Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet t’i përmbushin obligimet e tyre të marra gjatë dialogut. Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një nga ato elemente të paplotësuara, por nuk duhet të pengojë zbatimin e të tjerëve. Se si do të duket Asociacioni kur të krijohet është një çështje për palët në dialog”, tha ai.
Peach tha se pret një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës si dy vende fqinje, duke theksuar se të dyja palët kanë obligim ndaj qytetarëve të tyre që të vazhdojnë bisedimet dhe të punojnë në hapa praktikë drejt normalizimi i marrëdhënieve.
“Gjëja më e rëndësishme është që kjo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe duhet të sjellë përfitime afatgjata për ta, si dhe për gjithë rajonin. Është në dorën e liderëve të Serbisë dhe Kosovës që të bien dakord për formatin dhe përmbajtjen e saktë të asaj marrëveshjeje”, tha Peach, duke potencuar se për një marrëveshje të qëndrueshme nevojiten “vullnet dhe guxim politik”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës