Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka miratuar sot tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata konsumatorë që harxhojnë më shumë se 800kWh gjatë një muaji. Tarifat e reja i kanë kundërshtuar partitë opozitare, kurse AAK ka paralajmëruar se vendimin e ZRrE do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
ZRrE ka njoftuar se tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët jo familjarë, në kuadër të Shërbimit Universal do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar.
Tarifat për konsumatorët familjarë, për nivelin e konsumit deri në 800 kWh në muaj, do të mbesin të njëjta, ndërsa diferenca e konsumit mbi 800 kWh për muaj, do të faturohet me tarifën e ulët (gjatë natës) prej 5.9 dhe tarifën e lartë (gjatë ditës) prej 12.52 cent.
Vendimi i ZRRE-së ka nxitur reagime të shumta nga partitë opozitare në vend, të cilët edhe paralajmëruan veprime konkrete në kundërshtim të shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Partia në opozitë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka paralajmëruar se do të përdorin të gjithë mekanizmat përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese për ta revokuar këtë vendim për bllok tarifa.
Njohësit e çështjeve juridike, vlerësojnë së ankesat në Gjykatën Kushtetuese nuk mund ta shtyjnë zbatimin e këtij vendimi, por që Kushtetuesja pas ankesave mund të merr ndonjë vendim për pezullim të përkohshëm.
Kështu ka thënë për Telegrafin, Ehat Miftaraj, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi.
“Ankesat në gjykatat e rregullta ose Gjykatë Kushtetuese ndaj vendimit të ZRRE nuk e shtyjnë apo pezullojnë zbatimin e këtij vendimi, përveç nëse gjykata vendos masë të përkohshme sipas kërkesës së palëve deri në vendosjen e rastit sipas meritës”, deklaroi ai.
Të njëjtën gjë e konfirmoi edhe analisti Arton Demhasaj.
“Në rast se merren nënshkrimet e duhura, shkon çështja në Gjykatë Kushtetuese, atëherë Kushtetuesja mundet shpejtë me marrë një vendim për me pezullu vendimin e ZRRE-së, dhe derisa të del vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, por nëse Gjykata nuk merr vendim për pezullimin e vendimit përkohësisht, vendimi mund të zbatohet dhe faturat na qofshin me hajr me shtrenjtim”, deklaroi ai për Telegrafin.
Në lidhje me shtrenjtimin e tarifave të rrymës, komente në ZRrE kanë dërguar Presidenca e Kosovës, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Kujtojmë se ZRrE-ja në raportin e fundit konsultativ ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, duke thënë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600kWh energji elektrike në muaj.
Reagimet pas shtrenjtimit të energjisë elektrike:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku njofton se kanë nisur me mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vendosjen e tarifave të rrymës.
Abdixhiku gjatë një konference për medie ka theksuar se do të kërkojnë edhe shkarkimin e Bordit të ZRrE-së.
“Në Kuvend sot pushteti refuzoi edhe të diskutojë mbi këtë temë. Meqë refuzoi diskutimin si mjet në këtë temë ne refuzuam pjesëmarrjen në seancë. Kemi nisur mbledhjen e 40 nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme me qëllim që Kuvendi të dalë me qëndrim që e refuzon këtë vendim qeveritar dhe të ZRrE-së. Do të kërkojmë edhe shkarkimin e bordit të ZRrE-së”, tha Abdixhiku.
Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në një konferencë për media kanë njoftuar se tashmë i ka siguruar nënshkrimet për të thirrur seancë të jashtëzakonshme lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri derisa këtë vendim të ZRrE-së e konsideron të dëmshëm dhe në sinkronizim me Qeverinë e Kosovës, u shpreh se do të përdorin të gjithë mekanizmat përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese për ta revokuar këtë vendim për bllok tarifa.
“Ne kemi diskutuar me grupet parlamentare pra me PDK-në dhe LDK-në, jemi duke i mbledhur nënshkrimet, ne i kemi nënshkrimet tona të mbledhura, jemi duke e bërë edhe kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme, ne mendojmë që gara duhet të ndodh në Kuvend në seancë. Ne si deputetë paguhemi si deputetë me e përmbysur me e ndal një vendim tepër të dëmshëm të ZRrE-së e cila ka qenë gjatë gjithë kohës e sinkronizuar me Qeverinë për këto tarifa. Andaj, ne i kemi nënshkrimet dhe do të punojmë që kjo të ndodh… Ne duhet të mundohemi që nga Kuvendi sepse ZRrE është organ i Kuvendit, nga Kuvendi të shohim që këtë çështje ta revokojmë nëse jo do të përdorim të gjithë mekanizmat e pse jo edhe Gjykatën Kushtetuese për ta ndal”, theksoi Tahiri.
Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se vendimi për shtrenjtimin e çmimit të energjisë, u mor në koordinim të plotë dhe me bekimin e kryeministrit Albin Kurti.
“Në koordinim direkt dhe me bekimin e plotë të qeverisë dhe Kryeministrit Albin Kurti, sot ZRRE zyrtarizoi vendimin e paralajmëruar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e vulosur rëndimin e mëtejmë të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Që nga fillimi i mandatit të saj, Qeveria Kurti ka dështuar të ndërmarrë çfarëdo hapi për të zhvilluar ekonominë e vendit, të rënduar shumë gjatë pandemisë, duke qenë e paaftë të adresojë kërkesat dhe nevojat e bizneseve, shumë prej të cilave i solli në prag të falimentimit. Për më shumë, qeveria ka dështuar të ndërmarrë masa, të parandalojë përkeqësimin dhe të lehtësojë barrën sociale për familjet kosovare, përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve në çdo produkt esencial”, tha Krasniqi.
Për shtrenjtimin e energjisë elektrike ka reaguar edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i cili ka ka thënë se do të ftojë në një takim për të premten të gjitha partitë parlamentare e jo parlamentare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, sindikatave të ndryshme dhe personat publik e jopublik që janë të interesuar që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin për rritjen e çmimit të rrymës.
Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në takim do të vendoset për hapat dhe mënyrën e kundërshtimit të vendimit të ZRrE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Të shqetësuar me vendimin e ZRrE-së ku çmimi i energjisë elektrike rritet për 100%. Pas disa javësh kundërshtimesh të propozimit të parë, aksione simbolike, konferenca e protestë të fuqishme, qeveria nuk reflektoi.
Vendimi i ri është pothuajse i njëjtë me të vjetrin. Përsëri nuk preken bizneset, dhe përsëri buxheti i republikës dëmtohet me 100 milion euro dhe poashtu për një pjesë të madhe të qytetarëve rritet fatura në fund të muajit. Në këtë krizë energjetike, të gjithë po humbim, vetëm KEDS dhe KESCO po vazhdon fitimin”, ka shkruar Molliqaj.
Ndryshe, tarifat e reja do të hyjnë në fuqi me datë 9 shkurt 2022 dhe do të aplikohen deri më 31 mars 2023./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës