LAJMI I FUNDIT:

Dërgesat e emigrantëve zbutën krizën. 7 miliardë euro në 10 vite

Dërgesat e emigrantëve zbutën krizën. 7 miliardë euro në 10 vite

Ndonëse kriza e gjatë ekonomike e Eurozonës la të papunë edhe mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë, dërgesat e emigrantëve vazhdojnë të mbeten një burim i rëndësishëm të ardhurash për ekonominë e Shqipërisë.

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, gjatë dekadës së fundit, pra për periudhën 2007-2016, emigrantët shqiptarë kanë dërguar 7 miliardë euro në Shqipëri. Kjo shifër është thuajse sa 70 për qind e të gjithë prodhimit kombëtar të ekonomisë shqiptare, ose sa dy buxhete shteti bashkë.

Dërgesat e emigrantëve arritën kulmin në vitin 2007, kur regjistruan shifrën 951 milionë euro. Por, pasi Eurozona u përfshi nga kriza financiare, e cila goditi veçanërisht dy vendet fqinje, Greqinë dhe Italinë, shumë emigrantë shqiptarë humbën vendet e punës.


Rrjedhimisht, dërgesat e tyre në atdhe nisën të rrudhen vit pas viti, duke arritur minimumin në 2013-n, kur ranë në shifrën 546.8 milionë euro.

Megjithatë, në 3 vitet e fundit, dërgesat e emigrantëve kanë filluar të rriten sërish, ndonëse me ritme të lehta dhe larg niveleve të para krizës. Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar emigrantët shqiptarë dërguan 616 milionë euro, ose 12 për qind më shumë sesa niveli minimal i regjistruar në 2013-n.

Edhe pse në raport me prodhimin kombëtar, dërgesat e emigrantëve nuk e kanë më rëndësinë që kishin në vitet para krizës, për mijëra familje ato mbeten një burim kritik të ardhurash, që zbut varfërinë dhe problemet sociale. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori