LAJMI I FUNDIT:

Dërgesat e çipave grafik në rritje

Dërgesat e çipave grafik në rritje

Kompania Jon Peddie Research publikoi rezultatet e hulumtimit të tregut botërorë të çipave grafik gjatë çerekut të tretë. Në hulumtim ishin të përfshirë GPU-të, IGP-të dhe CPU-të me mundësi grafike.

Gjatë çerekut është shënuar rritje e dërgesave prej 16.7% në krahasim me një çerek më herët. Në krahasim me çerekun e tretë të vitit të kaluar, rritja ishte 18.4%. Në mesin e prodhuesve, Intel arriti të rris edhe më tepër avantazhin që kishte – kompania tani mban 60.4% të tregut në krahasim me 54.8% nga çereku i mëparshëm. Posedimi i AMD-së në të njëjtën periudhë ra nga 24.4% në 23%. Nvidia mban vendin e tretë me posedim të 16.1% të tregut, por edhe kjo paraqet rënie nga 20.1% të çerekut të më hershëm.

S3 Graphics gjatë çerekut të kaluar kishte në posedim 0.5% të mbarë tregut botërorë, e Matrox 0.4%.