Derbi i qytetit në mes Torinos dhe Juventusit, ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat 3-1.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë me dy skuadrat që patën rastet dhe momentet e veta, teksa shënuan të dyja nga një gol.


Goli i parë i takimit u shënua nga vendasit që gjetën rrjetën me anë të sulmuesit të tyre kryesor, Andrea Belotti, i cili mposhti me kokë Gianluigi Buffonin në minutën e 16-të.

belloti

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë goli i barazimit për ‘Zonjën e Vjetër’, të cilët vunë balancat në derbin e Torinos me anë të Gonzalo Higuainit, i cili shënoi në minutën e 28-të nga afërsia pas asistimit të mirë të Mario Mandzukicit dhe me këtë gol shkuan skuadrat në pushim.

higuain

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për skuadrën vendase që iu ofrua disa herë golit me disa sulme të rrezikshme, por pa pasur sukses të gjejnë golin e epërsisë.

Kur pritej që takimi do të përfundoj me barazim pasi nuk mund të shënonte Torino, atëherë u shfaq përsëri i rrezikshmi Gonzalo Higuain dhe e kaloj befasisht Juventusin në epërsi në minutën e 82-të.

higuain1

Deri në fund të takimit, dy skuadrat patën edhe raste tjera, por rrjetën e tundën përsëri Juventusi, ku kësaj radhe shënoi me anë të Miralem Pjanic, i cili shënoi në minutat shtesë dhe në fund derbi i qytetit i takoj Juventusin me fitoren 3-1 ndaj Torinos.

pjanic

Pas kësaj fitore, Juventus vazhdon të jetë lider me 39 pikë dhe në javën tjetër e pret Romën në shtëpi, ndërsa Torino renditet e shtata me 25 pikë dhe udhëton për tu ndeshur me Napolin në javën tjetër. /Telegrafi/

telegrafi sport app