LAJMI I FUNDIT:

Derbi mes Bashkimit dhe Penzës

Derbi mes Bashkimit dhe Penzës

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 13-të në Superligën e Femrave.

Derbi do të zhvillohet mes Bashkimit dhe Penzës, të shtunën dhe transmetohet në Art Motion e Kujtesa.

Ndeshja do të zhvillohet në Rahovec, pasi palestra në Prizren është shumë e ftohtë dhe klubet prizrenase ndeshjet si vendas po i zhvillojnë në qytetet tjera. Vashat prizrenase tetë fitore e katër humbje, kurse ato pejane kanë dhjetë fitore e dy humbje.


Në këtë edicion të elitës, në dy ndeshje, fitore ka shënuar skuadra kampione (Penza) me rezultat 63:84 dhe 77:68. Sidoqoftë, skuadra prizrenase ka bërë disa përforcime dhe pritet ndeshje interesante.

Të shtunën zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes Trepçës dhe Kastriotit. Vashat mitrovicase kanë tri fitore e nëntë humbje, ndërsa ato ferizajase kanë pësuar 12 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore.

Ndërkohë, skuadra e vetme pa humbje në elitë, Prishtina me 12 fitore në 12 ndeshje, do të jetë mysafire e Vëllaznimit, ndërkohë që skuadra kuqezi ka tri fitore e nëntë humbje. /Telegrafi/

Superliga e Femrave – Java 13

E shtunë
14:00 Trepça – Kastrioti
16:00 Bashkimi – Penza

E diel
13:00 Vëllaznimi – Prishtina

Në trend Sport

Më shumë
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

La Liga
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori