Philadelphia 76ers ka fituar derbin e mbrëmjes në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Në Wells Fargo Center u përballën 76ers me Brooklyn Nets që deri para kësaj ndeshje kishin bilanc të njejtë me nga 37 fitore e 17 disfata.


Pas 48 minutash lojë, ishin vendasit e 76ers që triumfuan me gjashtë pikë diferencë 123:117.

Nets kishin mungesa të mëdha në këtë sfidë pasi nuk u paraqitën yjet si James Harden, Kevin Durant, Blake Griffin dhe LaMarcus Aldridge.

Gjithsesi më efikasi në këtë sfidë ishte qendra e vendasve Joel Embiid me 39 pikë, 13 kërcime e dy asistime.

Joel Embiid 29 scaled

Me lojë të mirë tek skuadra fituese u dallua edhe Tobias Harris që shtoi 26 pikë, derisa Ben Simmons e përfundoi takimin me 17 pikë e nëntë asistime.

Kyrie Irving ishte fantastik për Nets, ku realizoi 37 pikë e pati nëntë asistime, por që i vetëm nuk mund t'i bënte ballë vendasve.

Pas fitores së mbrëmshme, 76ers tani udhëheqin të vetëm në Konferencën e Lindjes me 38 fitore e 17 humbje, derisa Nets kanë një fitore më pak dhe një humbje më shumë. /Telegrafi/

Rezultatet:

Charlotte Hornets - Cleveland Cavaliers 90:103
Philadelphia 76ers - Brooklyn Nets 123:117

Toronto Raptors - San Antonio Spurs 117:112
Chicago Bulls - Orlando Magic 106:115
Detroit Pistons - LA Clippers 98:100

New Orleans Pelicans - New York Knicks 106:116

Houston Rockets - Indiana Pacers 124:132
Oklahoma City Thunder - Golden state Warriors 109:147

Memphis Grizzlies - Dallas Mavericks 113:114

Denver Nuggets - Miami Heat 123:106

Sacramento Kings - Washington Wizards 111:123

telegrafi sport app