LAJMI I FUNDIT:

Derbi i madh në Gjilan

Derbi i madh në Gjilan

Drita dhe Prishtina do të përballen në javën e 11-të në elitën e futbollit kosovar.

Dy skuadra me traditë të madhe në futbollin tonë dhe rivalë të vjetër do të ndeshen me njëra tjetrën.

Drita nuk e ka nisur mirë këtë edicion dhe është në pjesën e fundit të tabelës, ndërsa Prishtina po lufton për titull të kampionit.


Gjithsesi takimet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë sjellë futboll të bukur dhe tifozë të shumtë në shkallët e stadiumit.

Rasti i fundit është në finalen e Kupës së Kosovës kur u mblodhën rreth 15 mijë tifozë.

Interesant pritet të jetë edhe në Pejë, ku Besa e Pejës pret Gjilanin.

Ndërkohë dy ndeshjet tjera do të zhvillohen në Prizren dhe Podujevë.

Liria e pret Ferizajn në krizë të rezultateve, ndërsa Llapi synon t’i kthehet fitoreve ndaj Drenicës. /Telegrafi/

E diel – 14:00

Drita – Prishtina
F.Tahiri, B.Morina, G.Mehmeti, S.Isufi

Besa – Gjiilani
G.Nuza, E.Zeqiri, I.Kabashi, B.Batalli

Liria – Ferizaj
L.Mustafa, L.Muhadri, M.Berisha, M.Bejtullahu

Llapi – Drenica
B.Kosumi, D.Preniqi, K.Bajrami, B.Jahmurataj