Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, ka filluar dëshminë Time Kadrijaj me kodin W04440, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kadrijaj ka folur për kohën kur është kyçur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998 në Deçan, duke shtuar se puna e saj ka qenë mjeke.
Kadrijaj do të dëshmojë pa masa mbrojtëse dhe është dëshmitarja e shtatë e mbrojtjes. Pyetjet për këtë dëshmitare, ka filluar që t’i parashtrojë mbrojtja e Pjetër Shalës përmes avokatit, Jean-Louis Gilissen dhe do të zgjasë një orë e gjysmë.
“Mjeke e përgjithshme, e kam kry specializimin si gjinekologe. (Aktualisht) deputete e Republikës së Kosovës. (I përkas) Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë ajo, duke treguar se para fillimit të luftës ka jetuar në fshatin e lindjes në Rastavicë të Deçanit.
Kadrijaj është shprehur se ka qëndruar në fshatin e saj të lindjes dhe se aty ka shërbyer.
“Furnizimi me barna ka qenë i vështirë. Unë kam qëndru në fshatin tim të lindjes për shkak se ka qenë vijë e parë e luftës dhe unë aty kam shërbyer. Secili fshatar aty ka shërbyer me aq sa mundësi kemi pas. Meqenëse unë isha mjeke, kam punu në shoqatën “Nënë Tereza” me automatizëm kam fillu me punu në fshatin e lindjes si mjeke”, ka thënë ajo.
Kadrijaj ka shtuar se gjatë viteve 1998 dhe 1999 është larguar nga Kosova, duke përshkruar edhe vendet se ku ka shkuar.
“Diku në shtator-tetor ‘98 jam largu nga Kosova. Pas ofenzivave jemi detyruar të largohemi dhe rruga që kemi ndjekë ka qenë Rugova që është bjeshkë, pastaj kemi dalë në Mal të Zi, në Ulqin dhe më pas në Durrës, për shkak se e kemi pas një pjesë të familjes atje. Udhëtimin e kam bërë në Koshare-Papaj- Badesh dhe në Koshare”, ka deklaruar ajo, duke theksuar se koha kur ka mbërri në Koshare ka qenë fillimi i vitit 1999.
Në Koshare, Kadrijaj tha se ka pasur ekip mjekësor në vijën e parë të frontit.
“Edhe ekipa mjekësore ka qenë në vijat e para të frontit, për shkak të terrenit nuk ka pas spital… kur ka pas ndonjë të plagosur kemi shku me ndihmu”, tha deputetja, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërsa, për punët që i ka kryer, Kadrijaj tha se ka dhënë ndihmën e parë dhe më pas i kanë transferuar të plagosurit në qytetin e Bajram Currit.
“Jemi kanë një grup i mjekëve dhe kemi funksionu si ekip mjekësor. Nuk e di a ka pas njësi apo emër, por kemi qenë si njësi e mjekëve. Kemi funksionu si ekip dhe nuk e kemi pas ndonjë përgjegjës”, tha Kadrijaj tutje.
E pyetur se a ka qenë e pranishme ndonjëherë në Kukës, ajo tha se është caktuar në Koshare dhe aty ka filluar dhe përfunduar misionin e saj.
“Unë jam përcaktu me qenë në Koshare, aty kam fillu dhe aty kam përfundu”, tregoi Kadrijaj.
Ndërsa, tha se Milaim Zekën dhe Nasim Haradinajn i ka parë në Koshare, por që nuk e di se në çfarë periudhe kohore.
Ndryshe, pas deklaratës nën betim të Kadrijajt, seanca kaloi në sesion privat me kërkesën e trupit gjykues. Para kësaj, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia i tha dëshmitares se ajo është e pranishme në këtë seancë gjyqësore që të dëshmojë me kërkesën e mbrojtjes së Pjetër Shalës.
Sipas Veldt-Foglia, mbrojtja e Pjetër Shalës ka gjykuar së dëshmia e Kadrijajt është e rëndësishme në këtë çështje gjyqësore duke menduar se ajo mund të ketë informata për ndonjë krim të kryer apo ndonjë kryerës të mundshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk ka kuadër dhe interes për të studiuar meteorologji në Maqedoninë e Veriut

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur – s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit