LAJMI I FUNDIT:
Peja 6° fog

Deputetja Musliu Shoshi apelon për ndihmë urgjente pas zjarrit në pyjet e Lubeniqit

Deputetja Musliu Shoshi apelon për ndihmë urgjente pas zjarrit në pyjet e Lubeniqit

Deputetja Ariana Musliu Shoshi ka bërë një apel për ndihmë urgjente lidhur me situatën alarmante që ka përfshirë pyjet e Lubeniqit.

Ajo nëpërmjet rrjetit social Facebook ka theksuar se banorët po përballen me një sfidë të madhe, duke u munduar të shuajnë zjarrin me mjete të thjeshta dhe jo adekuate, ndërkohë që flakët dhe tymi janë të përhapura në gjithë zonën pyjore.

Tentimet për shuarje të zjarrit/ Foto nga Ariana Musliu Shoshi, facebook

“Tejet shqetësuese zjarri që ka kapluar pyjet e Lubeniqit. Banorët janë duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me mjete të thjeshta, jo adekuate, ndërsa flakët dhe tymi janë të përhapura në gjithë zonën pyjore. Situata është mjaft e vështirë dhe sfiduese për ata që po punojnë për të kontrolluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej! Ju bëjë thirrje institucioneve komunale dhe qendrore që të reagojnë me urgjencë sipas përgjegjësisë që kanë”, ka thënë Musliu Shoshi.


Deputetja ka shpërndarë edhe disa fotografi të cilat e tregojnë gjendjen aktuale në zonën e bjeshkës së Lubeniqit.

Ajo ka kërkuar që institucionet, si ato lokale ashtu edhe ato qendrore, të reagojnë menjëherë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori