Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fjolla Ujkani, e cila është motra e Elza Ujkanit që u lëndua më 18.01.2024 nga rënia e kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës, ka reaguar në lidhje me dëmshpërblimin që Kuvendi Komunal i Prishtinës i ndau motrës së saj.
Në seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, të premten u votua që t’i ndahen 110 mijë euro dëmshpërblim Elza Ujkanit, për t’i ndihmuar përmirësimit të shëndetit të saj pas dëmeve që mori nga rënia e kulmit të objektit të komunës.
Sipas Fjolla Ujkanit, pas shumë vështirësive, netëve pa gjumë e traumave të njëpasnjëshme që kanë kaluar me shëndetin e motrës së saj, më 24.05.2024 janë përballur me linçimin e familjes së tyre në mediat sociale.
Ujkani konsideron se publiku u keqinformua në lidhje me dëmshpërblimin e komunës dhe ka sqaruar situatën në të cilën ndodhet motra e saj, Elza Ujkani.
Sipas saj, Elza Ujkani do t’i nënshtrohet një operacioni plastik jashtë vendit, për shkak të dëmit të pariparueshëm në pjesën e sipërme të kafkës.
“Publiku u keqinformua se familjes sonë i është dhënë dëmshpërblim/kompensim nga Komuna për dëmin që i është bërë Elzës. Për shkak të dëmit të pariparueshëm në pjesën e sipërme të kafkës, Elza duhet t’i nënshtrohet një operacioni plastik jashtë vendit. Kjo ndërhyrje është e domosdoshme për të mbuluar pjesën e dëmtuar dhe për të parandaluar komplikime të mëtejshme shëndetësore”, ka shkruar Ujkani në Facebook, transmeton Telegrafi.
Si rrjedhojë, Ujkani ka shpjeguar se shuma e ndarë nga Komuna e Prishtinës do të përdoret për operacionin që do t’i nënshtrohet motra e saj.
Pa këtë operacion, Elza përballet me rreziqe serioze për shëndetin e saj, që përfshijnë infeksione të mundshme dhe dëmtime të tjera të përhershme. 110.000 eurot janë për këtë operacion. Për operacionin e ardhshëm të Elzës”, ka shkruar Ujkani.
Më tej, Ujkani u ka kujtuar të tjerëve se asnjë shumë parash nuk mund të kompensojë dhimbjen dhe vuajtjen që sipas saj, ka kaluar Elza dhe ende po kalon.
“Së dyti, është tronditëse të shohësh se si disa njerëz e kanë shfrytëzuar këtë situatë për të shpërndarë negativitet dhe urrejtje. Elza është luftëtare, dhe do të vazhdojë të luftojë për shëndetin e saj, edhe përkundër vuajtjeve e vështirësive të mëdha nëpër të cilat ka kaluar”, ka theksuar ajo.
Si përfundim, Ujkani ka thënë se nuk do t’i dëshironte askujt në botë atë që i ka ndodhur motrës së saj dhe se do ta kishte dhënë të gjithë “pasurinë e botës” sikur do të mund “ta kthente kohën pas”.
Më 18.01.2024, 23-vjeçarja Elza Ujkani, pësoi lëndime nga rënia e një pjesë të kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës në lagjen ‘Arbëria’.
Më 25.03.2024 Ujkani njoftoi se është liruar nga Spitali. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri