Arbërie Nagavci, deputete e Vetëvendosjes, ka akuzuar qeverinë aktuale bashkë me LDK-në, se po bëjnë vepër kriminale e kundër interesave kombëtare me ujdinë për ta miratuar demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.
Përmes një shkrimi, ajo ka thënë se me vetëdije të plotë po bëjnë vepër kriminale dhe po punojnë kundër interesave kombëtare.
“Kjo qeveri e papërgjegjshme, në bashkëpunim me LDK-në që tradicionalisht interesat e ngushta partiake i kanë vënë mbi interesat e vendit duke u përpjekur që këto veprime t’i paraqesin si konsensuse, tashmë jo vetëm se marrin vendime dhe veprime paradoksale, por e kanë humbur krejtësisht betejën me ndërgjegjen, janë dorëzuar tashmë. Ata me vetëdije të plotë po bëjnë vepër kriminale dhe po punojnë kundër interesave kombëtare”, ka thënë Nagavci.
Sipas saj, tashmë deputetët duhet të dëshmojnë para qytetarëve se kanë ndërgjegje.
“Fjala ‘si orientim’ e kërkuar nga LDK-ja dhe e pranuar nga Kryeministri Haradinaj, paradoksalisht e kthen projektligjin në një dokument që do të duhej të votohej kundër nga secili deputet/e. Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, fjala orientim është udhëzim a këshillë që i jepet dikujt për ta pasur si drejtim të përgjithshëm në një punë a në një veprimtari. Nëse Raporti i Komisionit Shtetëror për shënjimin e vijës Kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi e cila konstaton se me këtë Projektligj humben 8,200 hektarë territor, merret si orientues, atëherë cili deputet/deputete mund të votojë pro një marrëveshje të tillë”, ka thënë Nagavci.
Ajo ka thënë tutje se është përgjegjësi kushtetuese e secilit deputet/e të ushtrojë funksionin në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës.
“Votimi pro këtij Projektligji duke u orientuar edhe në Raportin e Komisionit, e bën secilin deputet/e fajtor që me vetëdije dhe vullnet të plotë bën vepër penale dhe e dëmton shtetin e vet”, ka thënë ajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova