Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka përgënjeshtruar Policinë e Kosovës lidhur me aksidentin e trafikut ku u përfshi Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Policia njoftoi të hënën se Hajdari derisa ishte duke drejtuar veturën e saj, kishte goditur një fëmijë të gjinisë mashkullore.
Por, sipas Dumoshit, policia nuk e ka treguar drejt gjininë e fëmijës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, deputetja e LDK-së ka thënë se viktima është vajzë, e cila ka lindur në vitin 2012.
“Cili është shkaku që edhe gjininë nuk e tregoni drejt?”, ka pyetur Dumoshi-policinë, ndërsa për ministren Hajdari ka thënë se “gënjeshtra në raste të tilla është mëkat!”.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe vetë ministrja Rozeta Hajdari, sipas së cilës fëmija është përplasur në veturën e saj, derisa i njëjti ishte duke kaluar rrugën.
“Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqsisht njëri nga ta u përplas anash në veturën time. Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmiut dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.
Ndaj deklaratës së ministres Hajdari ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, duke i kërkuar të ketë kujdes nga deklarime të tilla.
“Fëmija shkoi e u përplas te makina dhe apo e kundërta. Çfarë deklarate është kjo zonja ministre?! Ndonëse raste si ky mund të na ndodhin secilit, aman kujdes me deklarimet. Fëmiut i uroj shëndet të shpejt. Lutem ta kalon me lehtësi”, ka shkruar ajo në Facebook./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë