Deputetja e AAK-së, Kadrijaj: Kemi vija të kuqe për LVV-në

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë, Time Kadrijaj, para se të hynte në sallën e Kuvendit, deklaroi se për partinë Vetëvendosje kanë vetëm vija të kuqe.
Ajo para mediave tha se do të bisedojnë me deputetët nëse do ta votojnë raportin e verifikimit të mandatit të deputetit, pasi Albin Kurti nuk ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit
"Nuk kemi pasur diskutime me LVV, kemi vija të kuqe. Nuk e dimë se kush do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit", tha ajo.
Seanca për konstituimin e Kuvendit pritet të fillojë në ora 12:00./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/04/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































