Asnjë nga reagimet e ndërkombëtarëve, edhe ato kritike ndaj qeverisë së Kosovës, nuk mohojnë realitetin e ri të krijuar në veri të vendit pas zgjedhjes së krye-komunarëve të rinj, ka thënë një një analizë të situatës Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku.
Çollaku shtoi në interviste në Report TV se të gjithë e marrin si një lëvizje të mirëqenë dhe të padiskutueshme veprimet e qeverisë së Kosovës, por sigurisht duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje, largim nga dhuna dhe qetësim të situatës.
“Unë mendojë që kjo është një lëvizje shumë e fortë. Nuk dihet si do të shkojë. Por kjo do të ketë impakt edhe në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë në procesin e dialogut”, tha Çollaku.
Sipas deputetit, nëse më parë në “betejën” midis Prishtinës dhe Beogradit, loja ishte tek moslejimi i sovranitetit të Kosovës në veriun e vendit, tani si në një lojë shahu “mbretëresha” ose “beteja” për veriun ka rënë.
“Në moment që kjo kartë bie, Beogradi shkon në tryezën e negociatave pa asnjë lloj kushti ose shantazhi karshi Kosovës” tha Çollaku, duke shtuar se në rast se flamuri i Kosovës nuk hiqet nga godinat e komunave në veri, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk ka fuqi për të kërkuar asociacion, krahinë autonome, etj.
“Pra i ulet shumë kuota. Dhe në këtë pikëpamje unë mendojë që kjo lëvizje e fortë e Albin Kurtit është e një shaisti shumë të fortë. Kë rënë mbretëresha. Këtu vjen era e një lojtari shahu edhe shumë më të madh,” tha ai.
“Nuk mendojë se Kosova është vetëm”, ka shtuar Çollaku. /Telegrafi/