LAJMI I FUNDIT:

​Deputeti i PDK-së kritikon Qeverinë Kurti: S’ka asnjë investitor të huaj serioz brenda këtij mandati

​Deputeti i PDK-së kritikon Qeverinë Kurti: S’ka asnjë investitor të huaj serioz brenda këtij mandati
Ish-ministri i MMPH-së, Ferat Shala

Qeveria aktuale brenda këtij mandati ka dështuar në tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë, duke përqendruar vëmendjen vetëm tek investimet nga diaspora dhe duke i konsideruar ato si të vetmet lloj investimesh të jashtme.

Kështu vlerëson kryetari Komisionit parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, i cili kritikon mënyrën se si qeveria trajton mërgatën si “investitorë të jashtëm” vetëm përmes investimeve në patundshmëri.

Kjo situatë, sipas Shalës, ka krijuar një imazh negativ të Kosovës si destinacion për investime, duke e bërë më të vështirë tërheqjen e kapitalit të huaj dhe duke penguar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.


Kritika e deputetit të PDK-së, shtrihet gjithashtu edhe te menaxhimi i ndërmarrjeve publike, të cilat, sipas tij, janë trajtuar në mënyrë politike dhe nuk kanë sjellë rezultate të kënaqshme për ekonominë.

Në këtë kontekst, Shala thekson se pa një reformë të thellë dhe një qeverisje më të përgjegjshme, mundësitë për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe për përmirësimin e klimës së biznesit do të mbeten të kufizuara.

“Tek investitorët e jashtëm qeveria të vetmen shifër e ka kalkulimin e mërgatës dhe parasë që vjen mërgata në investime në Kosovë dhe kjo është mbi 70 për qind. Ky është investim në patundshmëri, që mërgata kanë sjellë para dhe kanë blerë patundshmëri, dhe qeveria si investitor të jashtëm po i trajton këta. Përndryshe, nuk e kemi asnjë investitor të jashtëm që ka ardhë dhe ka filluar të punojë diçka të re brenda këtij mandati qeverisës. Pra, ka një rënie të theksuar të investimeve dhe të interesimit të investitorëve të jashtëm si rezultat i një situate të burokracisë, papërgjegjësisë, jo atmosferës investive dhe luftës së madhe propagandistike për situatën e sigurisë që e ka bërë…Qeveria ka krijuar atmosferë të pafavorshme për bizneset…Fatkeqësisht kemi krijuar një imazh jo të mirë e të besueshëm që të tjerët të vinë dhe të sjellin kapitalin në Kosovë. Kjo pastaj ka reflektuar me mbylljen dhe ikjen e të rinjve jashtë vendit, në mbylljen e vendeve të punës e me radhë”, thotë Shala.

Duke folur për ngecjet që i janë shkaktuar vendit në aspektin ekonomik, ai kritikon qeverinë edhe për keqmenaxhim me ndërmarrjet publike. Sipas tij, asnjë nga ndërmarrjet publike sot nuk përformon me rezultat pozitiv.

“Të gjitha ndërmarrjet publike janë trajtuar në mënyrë selektive dhe duke vendosur kuadro politike krejtësisht jo profesionale. Asnjë nga ndërmarrjet publike sot nuk performon me rezultat pozitiv. Disa prej tyre kanë marrë mjete nga Qeveria siç është Telekomi dhe shumëçka tjetër për të pensionuar kuadro por që realisht nuk kanë performuar dhe nuk kemi investime kapitale në përmirësimin e asaj që është mënyra e operimit dhe shërbimit. Fatkeqësisht sot Trepça është para kolapsit, është me mbi 30 milionë euro borxhe, që realisht nuk ka asnjë investim kapital në këtë ndërmarrje. Punëtorët janë në situatë të papërshtatshme sa i përket kushteve, mënyrës së punës, teknologjisë, sigurisë në punë. Nuk kemi asnjë plan strategjik se si do duhej të zgjedhën problemet e komplet sektorit. Ajo që është më shqetësuese, Komisioni i Pavarurpër Miniera dhe Minerale e ka bllokuar tërë industrinë nxjerrëse dhe përpunuese”, nënvizon Shala.

Në anën tjetër, Shala flet edhe për Ligjin për Këshillin e Sigurisë dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, të kthyer për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës nga ana e presidentes, Vjosa Osmani.

Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje, në këtë rast mazhoranca e ka vonuar me procedura të brendshme administrative nga një komision në tjetrin dhe tashmë ka kaluar çdo afat i realizimit dhe mundësisë që ai ligj të jetë funksional.

“Ligji për mbrojtën e konsumatorëve është kthyer nga presidentja, ka pasur mundësi reale që ne shumë shpejtë ta përmirësojmë rekomandimin që është dhënë nga presidentja, por Lëvizja Vetëvendosje, mazhoranca e ka vonuar me procedura të brendshme administrative nga një komision në tjetrin dhe tashmë ka kaluar çdo afat i realizimit dhe mundësisë që ai ligj të jetë funksional, sepse afatet ligjore janë kaluar dhe ai ka mbetur në sirtarët e komisioneve të LVV-së. Tanimë jemi në fund të mandatit dhe nuk ka mundësi fatkeqësisht ai të jetë funksional…E njëjta është edhe për ligjin për siguri, pra kanë skaduar afatet ligjore kur ato mund të procedohen”, përfundon Shala.

Mësohet se Komisioni e ka shqyrtuar vendimin e Presidentes më datë 5 dhjetor, ku është propozuar nga shumica parlamentare që të mos mirret vendim derisa të ketë “interpretim nga Komisioni për legjislacion lidhur me dispozitat e Rregullores së Kuvendit lidhur me kthimin e ligjit” sepse ka kërkuar Komisioni për siguri për shkak se edhe në atë komision është kthyer një ligj. Pra, nga ajo datë Komisioni për legjislacion s’ka bërë ndonjë interpretim dhe tani edhe afati prej 4 javësh, është konsumuar për dërgimin e rekomandimit të Komisionit për ekonomi dhe kjo siç mësohet për shkak të “neglizhencës” së shumicës parlamentare./kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori