LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i partisë së Vuçiqit: Aleksandar Vulin po bashkëpunon me Moskën për ta destabilizuar Serbinë

Deputeti i partisë së Vuçiqit: Aleksandar Vulin po bashkëpunon me Moskën për ta destabilizuar Serbinë

Deputeti i Partisë Progresive (SNS) që drejtohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq, Dragan Shormaz ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin po bashkëpunon me Moskën për ta destabilizuar Serbinë.

Shormaz duke folur për N1, është shprehur se dikush këtë veprim po e bën me qëllim që Vuçiq të portretizohet si një dikatator.

“Më duket se dikush po e bën këtë me qëllim që presidenti Vuçiq të portretizohet si një diktator, një tiran, sikurse presidenti bjellorus [Aleksandar] Lukashenko dhe se ata që e bëjnë këtë po punojnë me Moskën për të destabilizuar Serbinë”, tha Shormaz.


“[Aleksandar] Vulin, mendoj se po punon me Rusinë. Nëse kjo është e vërtetë, ai duhet të mbajë edhe pasojat për këtë”, ka shtuar ai.

Shormaz u pyet se çfarë mendonte për marrëveshjen që bëri Vulin me sekretarin e Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Nikolai Patrushev duke ia dorëzuar pamjet BIA-së me informacione për takimin e liderëve të opozitës ruse në Beograd.

“Natyrisht që ministri Vulin e ka bërë vetë. Jam i bindur, ndoshta është dëshira, vullneti i dikujt, ashtu siç doli Bokan të flasë marrëzira për rumunët dhe Vulin flet për dhunën e policisë”, ka përfunduar Shormaz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori