LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Muja në protestë: Rasti i 11-vjeçares demonstron neglizhencë goxha të gjatë

Deputeti Muja në protestë: Rasti i 11-vjeçares demonstron neglizhencë goxha të gjatë

Në protestën e sotme ku u kërkua mbrojtja e vajzave dhe grave nga dhuna fizike e seksuale nuk munguan as deputetë të pozitës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, tha se ky rast demonstron një neglizhencë të gjatë.

Ai tha se në mënyrë sistematike duhet të intervenohet në ndërgjegjësimin dhe edukimin e fëmijëve.


“Rasti i 11-vjeçares demonstron një neglizhencë goxha të gjatë. Sidomos ky vit ka qenë i tmerrshëm për 3-4 raste që i kanë prek ndërgjegjen e gjithë shoqërisë. Mendoj që në mënyrë sistematike duhet të intervenohet që nga shkollimi, tek puna në familje, puna në komunitet, duhet të normalizohet roli i femrës dhe i vajzave në shoqëri”, thotë ai, për KP.

Ai kërkon nga institucionet që të dëgjohet ky zë në mënyrë që mos të ketë raste të tilla më.

“Tash ky zë duhet të shkojë në sistem. Të gjitha institucionet e drejtësisë, mendoj edhe tek policia. Nuk guxojmë si shoqëri me toleru këso rastesh, andaj duhet të intervenohet”, thotë ai.

Kjo protestë është organizuar pas dhunimit seksual të 11-vjeçarës, ku dyshohet se për orë të tëra është keqpërdorur nga pesë meshkuj.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori