LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Muhamed Zekiri nuk pendohet për kritikat ndaj BDI-së dhe Sulejman Rexhepit

Deputeti Muhamed Zekiri nuk pendohet për kritikat ndaj BDI-së dhe Sulejman Rexhepit

Muahmed Zekiri, deputeti i LSDM-së, i cili vazhdimisht kritikon partinë BDI, pjesë e qeverisë, flet për portalin MKD dhe thotë se kritikat shkaktojnë probleme në koalicion, por kjo paraqet demokraci.

Sipas tij, qytetarët janë arsyeja që të gjithë ata janë pjesë e qeverisjes ekzekutive, ligjvënëse dhe vendore dhe se në rrethin e parë zgjedhor për president të shtetit, qytetarët e dhanë porosinë e tyre që politikanët duhet të kthjellohen, duke shtuar se ata dinë të vlerësojnë dhe ndëshkojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zekiri thotë se deklaratat e tij nuk bëjnë problem, duke theksuar se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është njeriu më demokrat dhe njeri që respekton mendimet e ndryshme.


Më tej, deputeti Zekiri thotë se edhe Kryeministri Zaev ka të njëjtin mendim, pra që duhet përgjegjësi, të ndërrohen njerëzit, por edhe qasja pas zgjedhjeve presidenciale.

I pyetur për kritikat ndaj BDI-së, Zekiri përgjigjet duke parashtuar një pyetje nëse ka diçka të pavërtetë në atë që e thotë për BDI-në.

Në lidhje me rrethin e dytë zgjedhor, deputeti i LSDM-së shprehet se do të jetë i suksesshëm dhe se kandidati Stevo Pendarovski do të korrë sukses.

Zekiri flet edhe për BFI-në, duke thënë se edhe më herët ka shprehur mendimet e tij për Sulejman Rexhepin, por shprehet se ky rast nuk duhet të dëmtojë zgjedhjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori