LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LDK-së e quan ‘blof i radhës’ tërheqjen e Kadri Veselit

Deputeti i LDK-së e quan ‘blof i radhës’ tërheqjen e Kadri Veselit

Kadri Veseli dje është deklaruar se është i gatshëm ta lirojë vendin e tij prej kryeparlamentari me kusht që të votohet Qeverina në krye me Ramush Haradinajn.

Haxhi Avdyli, deputet i LDK-së, këtë lëvizje të Kadri Veselit e quan “blof të radhës” sepse, sipas tij, në momentin që tërhiqesh duhet të tërhiqesh burrërisht e jo të vësh kushte.

Ai mendon se brenda koalicionit PAN ka emra që ata do të mundë t’i votonin.


“Ne mendojmë se brenda PAN-it ka emra që mund të kryejnë me nder detyrën e kryeparlamentarit, por jo Kadri Veseli”, tha deputeti nga LDK-ja.

Ai bëri të qartë se LDK-ja është shumë e hapur ta zhbllokojë situatën, por jo me Kadri Veselin në krye të Parlamentit.

Në anën tjetër Artan Muhaxhiri, analist politik, thotë se për arsye që në seancën e parë u bë e qartë se PAN-i nuk i ka votat e ktheu situatën në një sferë tjetër, ku ka nevojë për kompromis.

Ai mendon që ky veprim i Veselit vjen si pasojë se në situata të tilla, kur vendi është para një bllokade politike, vlerësohet ai që bën kompromis.

“Veseli dëshiron të paraqitet si person i cili bën kompromise në sytë e popullit, por ky kompromis nuk është çfarë po kërkon lëvizja ‘Vetëvendosje’”, thotë Muhaxhiri.

Ai mendon se është pak e besueshme që “Vetëvendosja” dhe LAA-ja do të pranojnë këtë ofertë për vendosjen e Ramush Haradinajt në krye të Qeverisë.

Edhe analisti Imer Mushkolaj thotë se Kadri Veseli e di qartë se “Vetëvendosja” e LAA-ja nuk do ta votojnë Qeverinë e koalicionit PAN shkaku i PDK-së.

“Veseli po provon të shfaqet si njeri që ‘sakrifikon’ veten për të zgjidhur kriza, ndërkohë PDK-ja, partia e udhëhequr nga ai, në pamundësi për t’i siguruar numrat e nevojshëm për zgjedhjen e institucioneve po zvarrit procesin dhe po prodhon krizë”, tha ai. /Zeri/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori