Një ditë para samitit të Berlinit, deputeti i Parlamentit Gjerman, Peter Beyer, është deklaruar se nga Kosova e Serbia, si pjesëmarrëse në këtë samit, pret sjellje të përgjegjshme e konstruktive.
Beyer i cili është njohës i mirë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në një intervistë për DW, ka theksuar se nesër pret pret që të dy shtetet të arrijnë një hap përpara dhe të diskutojnë për normalizimin e marrëdhënieve.
“Ky takim nuk ka të bëjë me plane specifike konkrete me kushtëzime të caktuara, por për informacion dhe shkëmbim informatash rreth çështjeve rajonale. Veç kësaj, mund të shpresojmë që Serbia dhe Kosova do ta shfrytëzojnë këtë takim në mënyrë konstruktive dhe të diskutojnë mbi procesin e normalizimit. Sepse nëse ende ka mungesë të seriozitetit për progres, perspektiva e BE-së për të dy vendet do të mbetet ad acta”, deklaroi Meyer.
Tutje, deputeti gjerman, thotë se është e dëshirueshme që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në një të ardhme të parashikueshme.
“Duhet thënë gjithashtu se për shkëmbimin e propozuar të territoreve nuk është folur aq shumë. Por unë nuk do të lëshohesha shumë. Sepse ndryshimi i kufijve në vija etnike mund të shkaktojë reagim zinxhiror. Për këtë arsye, ky propozim, nga cilado palë të ketë ardhur, duhet të refuzohet në atë mënyrë që të mos ketë asnjë dyshim. Në skenarin më të keq, mund të vijë deri tek përshkallëzimi dhe konflikti i armatosur”, u shpreh deputeti gjerman, Meyer.
Sipas tij, rreth zgjidhjes së mundshme të çështjes Kosovë-Serbi, më së miri mund të flasin pjesëmarrësit e këtij procesi. Peter Beyer ka qëndruar së fundmi në rajon, dhe thotë se bisedat që ka zhvilluar me krerë shtetërorë e institucionalë kanë qenë konstruktive.
“Por, ajo që është shpërfaqur ka qenë fakti se aktualisht besimi në Bashkimin Evropian, i cili me autoritetin e vet që ka mund të përfshihet në debat, ka rënë. Kjo është ndryshe kur flasim për Gjermaninë dhe impulset e mundshme për zgjidhje të pajtueshme dhe të qëndrueshme. Kur e shohim këtë fakt, atëherë mund të konstatojmë se si konferenca e së hënës në Berlin mund të kontribuojë në mënyrë thelbësore në këtë proces”, theksoi deputeti i CDU-së, që është edhe raportues për Ballkanin Perëndimor dhe për marrëdhëniet tejoqeanike.
Kujtojmë se edhe gjatë qëndrimit në Kosovë, deputeti Beyer, bashkë me Christian Schmidt, deputet i Parlamentit gjerman, CSU, e patën kundërshtuar fuqishëm idenë e shkëmbimit të territoreve.
“Ne kemi biseduar për proceset e ardhshme që është dialogu, të cilin ne e mbështesim dhe ai duhet të zhvillohet edhe më tutje për Kosovën dhe Serbinë. Diskutuam edhe për temën më të përfolur që është shkëmbim i territoreve, e për të cilën Gjermania e kundërshton fuqishëm.
Tani në zgjedhjet parlamentare të BE-së, ne do të kryejmë rolin tonë dhe do të jemi partnerë mbështetës për proceset e ardhshme të Kosovës, por gjithmonë me një sy kritik”, pati thënë Peter Beyer pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë.
Nesër në Berlin do të takohen liderët e shteteve të Ballkanit Perënidmor, takim ky i thirrur nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës