LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Faton Bislimi: Jemi me fat që interesat tona gjeostrategjike përputhen me ato të SHBA-së

Deputeti Faton Bislimi: Jemi me fat që interesat tona gjeostrategjike përputhen me ato të SHBA-së

Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi thotë se pavarësisht se sondazhet e favorizojnë Joe Biden gara është tepër e ngushtë.

“Ka pasur raste kur edhe sondazhet kanë gabuar. Herën e fundit e kemi rastin kur të gjitha sondazhet e parashikonin si fituese Hillary Clinton por ndodhi e kundërta. Nuk them se edhe kësaj radhe do të ndodh ashtu por gara është e ngushtë”, tha Bislimi në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LDK-së thotë nga të dyja palët Kosova ka pasur njerëz që kanë mbështetur Kosovën.


“Bideni sa ishte senator ka luajtur një rol kyç në avancimin e çështjes së Kosovës. Por mos të harrojmë se edhe senatori i ndjerë republikan John McCain ka ndihmuar shumë Kosovën”.

Bislimi thotë se mund të kemi opinionin se cili kandidatë na pëlqen por sipas tij thirrja e Kurtit për të votuar njërin kandidatë i dëmton raportet me Amerikën.

“A fiton Biden apo Trump ne jemi fatlum që kemi ndërtuar raporte të mira me SHBA. Mos të harrojmë se jemi me fat që interesat tona gjeostrategjike përputhen me ato të Amerikës. Ne nuk duhet të cenojmë atë marrëdhënie nëse i japim peshë njërit apo tjetrit kandidatë”, tha ndër të tjera Faton Bislimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori