LAJMI I FUNDIT:

​Deputeti i AAK-së: Situata me COVID është më e rëndë sesa prezantohet me numra

​Deputeti i AAK-së: Situata me COVID është më e rëndë sesa prezantohet me numra

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, thotë se situata me numrin e të infektuarve me coronavirus është më e rëndë se ajo që prezantohet me shifra nga institucionet.

Sipas tij, ka shumë rate pozitive por që nuk janë të lajmëruara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

“Vërtetë situata nuk është fare e lakmueshme, ne për çdo ditë evidentojmë mbi 1 mijë raste në ditë, të cilat janë pozitive. Realisht situata në terren është shumë më e keqe, se sa kjo që prezantohet me numra”.


“Për shkak se një numër i konsiderueshëm i popullatës tonë po bën teste rapide në shtëpi dhe po vet-izolohen, pa u raportuar raste si të tilla në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe në Ministri të Shëndetësisë”, ka thënë Dreshaj për KP.

Deputeti opozitar ka shtuar se në Kosovë po vazhdojnë të organizohen tubime të mëdha ndërkohë që është numër i vogël i të vaksinuarve.

“Do të ishte mirë që Ministria e Shëndetësisë të ndërmerr një aksion njëorësh apo dy orësh dhe të bëjë depisimin e popullatës, pra të ju merr mostrat të gjithëve të cilët janë në hyrje të Prishtinës, Podujevë-Prishtinë, Pejë-Prishtinë, Gjilan-Prishtinë”.

“Në këto raste do të kemi mundësinë që të kemi përafërsisht se si e kemi situatën reale në terren. Nuk është parametër marrës se sa pacientë shkojnë edhe vizitojnë. Sepse ju e dini që mostrat tona asnjëherë nuk po zbresin nën 30 për qind të numrit të të testuarve”, ka theksuar Dreshaj.

Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori