Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme plenare kanë votuar raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-(ARRU) për vitin 2019. Ani pse u adresuan kritika ndaj këtij institucioni ky raport morri “dritën e gjelbërt”.
Ndërkohë mungesa investimeve kapitale, dallimet mes pagesave për shërbime të ujit mes konsumatorëve dhe humbjet e ujit në nivel vendi u paraqitet si kritika ndaj ARRU-së.
Deputetja e LDK-së, Doruntina Maloku i paraqiti disa prej këtyre problematikave .
“Përmes këtij raporti vërehen dallimet e mëdha tek pagesat e shërbimeve të ujit mes konsumatorëve nga Mitrovica e Veriut dhe pjesëve të tjerëve të Kosovës. Këto dallime janë diskriminuese ndërmjet pagesave të konsumatorëve. Kjo paraqet një problem mjaft të madh që duhet të adresohet nga Qeveria e Kosovës. Raporti nuk jep të dhëna për investimet kapitale dhe sasinë e ujit të humbur”, tha ajo.
Ndërkaq, deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila duke arsyetuar mos votimin e këtij raporti, tha se ende janë humbjet e vazhdueshme nga katër komunat në veri
“Ne si grup parlamentar nuk e mbështetim për disa arsye. Raporti ka mungesë për vizitat në teren nga personeli i ARRU-së dhe kemi kërkuar një specifikim të zyrtarëve të tyre në këto vizita. Gjithashtu çështja e investimeve kapitale, kemi kërkuar informata shtesë, ndërsa nga zyrtarë e tyre me përgjigje që e kemi marrë nuk ka sqaruar pse në disa ndërmarrje të ujësjellësit siç është në Gjakovë, investimet që janë bërë nuk janë përfshirë në faturim…ende janë humbjet e vazhdueshme nga katër komunat në veri çështje edhe politike dhe teknike”, tha ajo.
Deputetët kanë miratuar buxhetin për Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit, formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave. Ndërsa, tash po shqyrtohet në lexim të parë projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova