Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ritheksoi sot në një fjalim në televizion se përpjekja e dështuar për grusht shteti muajin e kaluar ishte planifikuar jashtë vendit. Ndërkohë, një grup deputetësh turq ndodhen në Uashington për t’i nxitur zyrtarët amerikanë të plotësojnë kërkesën e Ankarasë për ekstradimin e klerikut Fethullah Gulen, i cili akuzohet se orkestroi përpjekjen për grusht shteti.
Zyrtarë turq thonë se refuzimi për të kthyer Fethullah Gulenin në Turqi do të vështirësonte marrëdhënien ndërmjet të dy vendeve dhe do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin rajonal.
“Në një kohë kur lufta për pushtet është në kulmin e saj, do të ishte e papranueshme mundësia që personi që organizoi një puç të përgjakshëm të qëndrojë në një vend aleat, duke patur madje edhe mundësinë të largohet drejt vendeve të treta.”
Takimi tek Departamenti i Drejtësisë ishte bashkëpunues, por zyrtarët turq paralajmëruan për pasoja serioze për marrëdhëniet SHBA – Turqi dhe luftën globale kundër terrorizmit, nëse Uashingtoni nuk përmbush kërkesën e Ankarasë.
Zyrtarët amerikanë nuk kanë komentuar për statusin e kërkesës së ekstradimit, duke përmendur se dokumentat e paraqitura nga Turqia janë duke u studiuar në Departamentin e Drejtësisë.
Sipas qeverisë turke, përpjekja për grusht shteti i ka kushtuar deri më tani ekonomisë së Turqisë rreth 100 milionë dollarë, transmeton VOA.
Ndërkohë, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Gjenerali Joe Dunford, shkoi dje në Turqi për të konfirmuar rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet të dy vendeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova