LAJMI I FUNDIT:

Sot zgjedhet nënkryetari i ri i Kuvendit në Maqedoni, do të shqyrtohet edhe raporti i KE-së për vitin 2019

Sot zgjedhet nënkryetari i ri i Kuvendit në Maqedoni, do të shqyrtohet edhe raporti i KE-së për vitin 2019

Deputetët në seancën e sotme të 116-të, duhet ta zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast do ta zhvillojnë seancën e 111-të, ku në rend dite është Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2019 dhe pjesë e Strategjisë për zgjerim, që i dedikohet Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për nënkryetar të ri nga ana e deputetëve të BDI-së dhe LSDM-së, është propozuar Zeqir Ramçilloviq, i cili nga 1 nëntori në Kuvend funksionon si deputet i pavarur. Ramçilloviq, në vendin e nënkryetarit të Kuvendit vjen pas dorëheqjes së Vesel Memedit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas paralajmërimit të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, sot nëse ka kushte, varësisht prej rrjedhës së seancës, në një moment të caktuar do të ndërpritet seanca e 116-të dhe do të vazhdoj seanca e 111-të, ku duhet të votohet propozimi–ligji për akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publike, leximi i parë.


Në këtë seancë deputetët do të diskutojnë edhe për Raportin vjetor të Avokatit të Popullit për përcjelljen e zbatimit të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat për vitin 2018-të.

Në agjendën e seancës janë edhe disa kërkesë për interpretim autentik të ligjeve të ndryshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori