Kosova duhet të ketë konsensus për ta mbrojtur interesin nacional dhe shtetëror. E presidenti i vendit Hashim Thaçi, nuk është njeriu i duhur për t’i udhëhequr bisedimet me Serbinë.
Kështu u tha në tryezën me temë “Në kërkim të konsensusit: Dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva zgjeruese e BE-së”, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe të mbështetur nga fondacioni kosovar për shoqëri të hapur.
Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se Kosova duhet të ketë konsensus për ta mbrojtur interesin nacional dhe shtetëror dhe jo për t’ia a plotësuar dëshirën apo agjendën personale ndonjë figure politike.
Sipas tij, jo çdo agjende zyrtare, institucionale është duke e mbrojtur interesin shtetëror. Ndërsa tha se VV refuzon të marrë pjesë, në krijimin e një konsensusi, i cili nuk është në interes të shtetit të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës po lëviz ne drejtim të gabueshëm. Fotografia e Ramush Haradinajt, duke ia dorëzuar në dorë Thaçit një platformë, të cilën vet Thaçi e ka shkru, ia ka dhënë Ramushit, e ky tash në mënyrë kurtuazie ia dorëzon Thaçit kur Thaçi të bëhet përfaqësues i dialogut, kjo është me të vërtetë skandaloze. Ne jemi sipas një rezolute të Kuvendit të Kosovës, që dialogun ta udhëheq Qeveria e Kosovës, e jo presidenti. Qeveria duhet ta udhëheq dialogun. Kurse Kuvendi duhet të jetë epiqendër e këtij zhvillimi, me raporte shumë të shpeshta të qeverisë, e cila jep raport në Kuvend. Për këtë ka rezolutë. E kryeministri nuk po e respekton rezolutën. Pse po e them këtë, që është skandaloze. Se kryeministri krejt argumentet i ka në dorë të veta, legjitimitetin, të drejtën, Rezolutën e kuvendit dhe shkon e shkruan një rezolutë, ku i thotë Thaçit, që po ta dorëzoj dialogun me Serbinë…”, tha Konjufca.
E deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi tha se institucionet e Kosovës, duhet ta bartin përgjegjësinë e plotë dhe mos të ketë më nevojë për devijime nga procesi i dialogut me Serbinë, por duhet të mbrohen interesat e shtetit të Kosovës.
“Është një temë e cila po vlon në Kosovë, për t’ia dhënë drejtimin këtij dialogu. Është marrëveshje, e institucioneve partive politike, e Kuvendit se si do të përcaktohet dhe kush do ta udhëheq këtë dialog. E dini deklaratën e kryeministrit se ka shume probleme të brendshme, me të cilat do të merren. Sepse ndryshimet që mund të bëhen në vend dhe ecjet e Kosovës në drejtim të një zhvillimi ndryshe nga deri tani që ka ndodh mundëson dhe një imazh me të mirë dhe të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare. Prandaj detyrat ndahen mes institucioneve, por përgjegjësia përsëri mendoj se duhet të jete në Kuvendin e Kosovës, duke e bëre një ofrim të partive politike, të cilat duhet ta monitorojnë ketë proces”, tha ai.
Deputeti i Nismës, Bilall Sherifi, tha se ai është kundër që presidenti Thaçi t’i udhëheq këto bisedime, duke pasur parasysh rezultate e deritanishme.
“Duhet sinqerisht hapur të flasim se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk duhet ta udhëheq apo duhet t’i udhëheq bisedimet në fazën finale. Nëse jemi te kënaqur me rezultatet që ka arritur ky kapiten i këtij ekipi, le t’ia vazhdojmë. Pa marrë parasysh tash a luan në mesfushë, a luan në sulm. Unë shtroj pyetjen tash, a jemi të kënaqur me rezultatet që ka pasur Kosova në bisedime me republikën e Serbisë në procesin pothuajse tani e 7,8 vjeçar të bisedimeve. E krejt ky debat a duhet tash Qeveria a presidenti, në fakt fshihet e vërteta e saj a duhet Hashim Thaçi apo s’duhet. Unë mendoj që nuk duhet Hashim Thaçi personalisht. Jo pse është president, por se ka një trashëgimi në procesin e bisedimeve. Te gjithë e dinë, cilat janë rezultatet. Askush nuk është i kënaqur… Në gjuhen e sportit, një ekip e tillë bie nga liga, jo më të avancohet në ‘champions league’. Këtu tash po thuhet hajt ta qojmë në’ Champions Lige’.. Kemi probleme me te njëjtin njeri, jo me institucionin. Kur ishte kryeministër, epiqendra e vendimmarrjes në Kosovë ishte kryeministri. Tani kur është bërë president, epiqendra e vendimmarrjes shndërrohet presidenca. Është iluzion të besohet se vetëm se ke ndërruar pozicion, do të ndryshosh qasjen”, tha ai.
Ndërkaq Agron Bajrami, autor i këtij raporti tha se ka një kohë që shoqëria civile insiston se konsensus është i domosdoshëm. Ndërsa tha se tani janë të detyruar ta ndërtojnë një platformë për bisedimet, të cilat duhet të përfundojnë me një marrëveshje përfundimtare.
“ Tani është momenti, ku të jemi të detyruar të ndërtojmë një platformë për bisedimet, të cilat duhet të përfundojnë me një marrëveshje përfundimtare…. Do të kisha dëshirë që debati sot të orientohet më shumë se çka saktë është e mundur të bëhet, në kuptim të arritjes së konsensusit dhe të arritjes, apo hartimit të një strategjie konsensuale të Kosovës për dialog dhe nëse ajo strategji do të mund të adresonte dhe problemet që ne i kemi në raport me BE-në, e jo vetëm problemet që i kemi në raport me Serbinë“, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë