Komisioni për të Drejtat e Njeriut, ka shqyrtuar peticionin e kryesisë së Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektro-Kosova për moszbatimin e vendimeve të gjykatës për kthimin e punëtorëve në punë, me ç’rast është thënë se KEDS ka bërë shkelje të të drejtave të njeriut duke mos respektuar vendimin për kthimin në punë të rreth 100 punëtorëve.
Këtë mbledhje të komisionit e kanë bojkotuar përfaqësuesit e KEDS-it, ku deputetët e komisionit kanë thënë se asnjëherë nga KEDS nuk kanë marrë përgjigje në shkresat që i kanë dërguar.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektro-Kosova, Hysni Gashi, ka thënë se padrejtësisht punëtorët po mbahen jashtë punës dhe ka kërkuar që ata të kthehen në vendet e punës.
Ai ka treguar rrugën ligjore që kanë ndjekur dhe vendimet që kanë marrë gjykatat.
“Në momentin kur u larguan nga puna këta 100 punëtorë ne iu kemi drejtuar Inspektoratit të Punës dhe Inspektorati i Punës ka konstatuar që largimi i punëtorëve është i kundërligjshëm dhe ka kërkuar që të rishikohet vendimi i menaxhmentit, gjë të cilën nuk e ka bërë. Është ankuar në gjykata dhe të gjitha vendimet e tyre, si në Gjykatën Themelore, si në Gjykatën e Apelit kemi vendime në favor të punëtorëve. Në fund kemi nga gjykata që të merret vendimi i përmbarimit, e ka dhënë urdhër përmbarimin dhe ajo nuk është zbatuar. Duke e parë moszbatimin e vendimit ne iu kemi drejtuar edhe këtij komisioni, kemi kërkuar ndihmë prej juve çka të bëjmë më tutje. Neve si Sindikatë na habit fakti që edhe Gjykata vet nuk po e përmbaron vendimin të cilin e ka dhënë, ka pasur mundësi, ne konsiderojmë se ka mundësi në mënyrën ligjore të përfundojë zbatimin e vendimit të vet, po edhe Gjykata si duket po lëshon vendime me dykuptimësi”, tha ai.
Ai tha se menaxhmenti i KEDS-i e konteston ligjësinë e të gjitha vendimeve si të Inspektoratit të Punës, por edhe të gjykatave dhe kërkon në Gjykatën Kushtetuese ligjshmëri.
Po ashtu, ai bëri të ditur se KEDS për mos respektim të vendimit njëherë është dënuar me 4 mijë euro dhe pastaj me 10 mijë euro.
Përfaqësuesja e ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Emsale Limani, ka thënë se nga KEDS kanë kërkuar përgjigje për largimin e punëtorëve nga puna, derisa ky i fundi ka sqaruar se këta punëtorë kanë qenë të panevojshëm dhe janë larguar.
Limani tha se sipas KEDS-it kjo çështje nuk është e përfunduar, por është në Kushtetuese në pritje të seancës dëgjimore.
“Ne si ministri e dimë se Qeveri e Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen e implementimit dhe me rastin e privatizimit më 8 maj 2013 ka garantuar për këta punëtorë vetëm për tri vjet vendet e punës, kjo garanci ka skaduar me 8 maj të vitit 2016. Unë e them me keqardhje por besoj që pas skadimit të garancisë edhe kompania ka të drejtë ndoshta për të bërë ndryshime, mirëpo çdo herë është e obliguar t’i respektojë ligjet e Kosovës. Sipas KEDS-it, kjo çështje nuk është akoma e përmbyllur”, tha Limani.
Nga përfaqësuesja e MZHE-së është kërkuar të dihet se çka kanë bërë si ministri për punëtorët, por ajo tha se nuk kanë kompetencë për arsye se ka skaduar garancia në lidhje me punëtorët.
Ajo tha se Qeveria e Kosovës ka garantuar vetëm për tri vjet të mbahen punëtorët në punë dhe se tash nuk kanë kompetenca pas kalimit të garancisë.
Kryetarja e Komisionit, Duda Balje, ka reaguar ndaj këtyre deklarimeve, duke i thënë përfaqësueses së MZHE-së se nuk e përfaqëson KEDS-in, por ministrinë.
“Limani ju jeni këtu veç me thënë fjalën, ne e kemi thirrur ministrin, ai ju ka deleguar vetëm për të biseduar në emër të ministrisë jo në emër të KEDS-it. Ne e kemi thirrur edhe KEDS-in, por për fat të keq ata nuk janë prezentë dhe kanë një faj të madh që nuk janë këtu. Ju jeni këtu të flisni vetëm në emër të ministrisë”, tha Balje.
Kritika ndaj përfaqësueses së MZHE-së ka pasur edhe nënkryetari i Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektro-Kosova, Fehmi Pajaziti.
“Interpretimi nga ana e MZHE-së është e kundërt, nuk përkon me realitetin. Pasi vendimi për ruajtjen e pozitave, vendi i punës shkruan është në mënyrë decidive për punëtorët që kanë kontrata në afat të caktuar, kurse për punëtorët, të cilët janë me kontrata të përhershme ose me afat të pacaktuar i vazhdohet kontrata me të njëjtën mënyrë. Kështu që nuk qëndron ajo që po thoni, ju lutem konsultoje mirë kur flisni si ministri”, tha ai.
Përfaqësuesja e MZHE-së, Emsale Limani, është arsyetuar ndaj këtyre akuzave se po shpjegon vetëm përgjigjet zyrtare që si ministri i kanë marrë dhe nuk po e mbron KEDS-in.
“Unë nuk është që po e kontestojë ose po diskutoj në lidhje me vendimin e Gjykatës, natyrisht që ajo duhet të respektohet. Çka u mundova unë t’iu shpjegoj është marrëveshja e implementimit, ku edhe Qeveria ka garantuar për tri vite, për tri vite ne në bazë të raporteve. Unë po iu flas vetëm nga raportet zyrtare të cilat ne i kemi si njësi. Po flas vetëm me shënime të cilat i kam pranuar dhe nuk jam as në mbrojtje të KEDS-it, por po flas me shënime zyrtare që i kemi pranuar prej KEDS-it”, tha ajo.
Të gjitha diskutimet i ka quajtur të panevojshme Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, pasi sipas tij ka vendime të plotfuqishme gjyqësore, të cilat e kanë dhënë fjalën e vet.
“Krejt ky debat që jemi duke e bërë mendoj që është i panevojshëm, sepse ekzistojnë vendime të plotfuqishme gjyqësore, të cilat kanë dhënë fjalën e vet në këtë drejtim dhe që janë të plotfuqishme në dy shkallë, të nivelit të parë dhe të nivelit të dytë, Gjykata e Apelit dhe përmbarimore. Tani KEDS-i sigurisht që ka të drejtë të shfrytëzojë të gjitha mundësitë juridike, mirëpo të gjitha këto nuk e ndalojnë përmbarimin e një aktgjykimi të plotfuqishëm me procedurë të rregullt. Është absurde të zvarriten të gjitha këto procedura, ku kemi parasysh që shpenzimet procedurale për mendimin tim i tejkalojnë shpenzimet që KEDS-i që do të duhej në rast se i kthen në vend të punës. Do të thotë shpenzimet janë shumë më të vogla sesa shpenzimet procedurale që krijohen duke tentuar të bishtnojnë sistemin e drejtësisë”, tha ai.
Avokati Jashari tha se duhet të respektohet vendimi i së drejtës, pasi sipas tij aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në sistemin juridik është i barasvlershëm me fuqinë e ligjit.
Ai tha se kushdo që shkel mbi këto parime do të duhej të merrte përgjigjen që është në kundërshtim me parimet e zotuara për respektimin e së drejtës.
Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka kërkuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të bëjnë më shumë për punëtorët e larguar.
“Shpesh herë na ndodh që vendimet e gjykatave të stërzgjaten derisa të vinë si vendime, po flasim për vendime që janë sjell, po flasim për institucione të Inspektoratit të Punës dhe unë nuk di se çka duhet tjetër të presim. Unë konsideroj që këtu jo vetëm shkelje të drejta të njeriut, kurse si përfaqësuese e ministrisë është mirë që të keni shumë fakte për ta kundërshtuar, që unë konsideroj që po të kishte do të ishte një vendim tjetër të gjykatave, mirëpo këtu do të duhej që më shumë të bënte ministria për këta punëtorë, e që unë këtu po shoh që nuk paska vepruar drejtë”, tha Haxhiu.
Pas gjithë diskutimeve komisioni u pajtua të kërkojë nga MZHE-ja që të kërkojë nga KEDS-i zbatimin e vendimit të gjykatës që u jep të drejtë punëtorëve të larguar nga puna./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Banka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët