Rezolutat e miratuara nga Kuvendi i Kosovës nuk po zbatohen nga Qeveria e Kosovës. Deputetët vlerësojnë se Qeveria e ka obligim zbatimin e rezolutave të miratuara, pasi sipas tyre ato shprehin vullnetin e qytetarëve. Por monitorues të punës së Kuvendit thonë se një nga arsyet e moszbatimit është se ka mbivendosje të rezolutave.
Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, vlerëson se Qeveria duhet të zbatojë rezolutat që miratohen nga deputetët, pasi sipas tij, ato shprehin edhe vullnetin e qytetarëve.
“Ato rezoluta të cilat kalojnë mendoj që Qeveria duhet t’i marr dhe t’i zbatojë menjëherë sepse ato e shprehin vullnetin e qytetarëve meqenëse deputetët realisht i përfaqësojnë këto interesa dhe meqenëse deputetët votojnë për ato rezoluta. Mendoj që Kuvendi duhet të jetë sa më aktiv qoftë në parashtrimin e rezolutave për Qeverinë, qoftë në diskutimet e kalimet për projektligjet”, ka thënë ai, për Ekonomia Online.
Kurse deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu- Kodra ka thënë se rezolutat duhet të merren parasysh nga Qeveria sepse ato po mbesin pa u implementuar edhe pse po miratohen.
“Pavarësisht faktit që në aspektin juridik rezolutat më shumë shquhen si ligje të buta meqë nuk e kanë efektin e tyre detyrues dhe obligues për Qeverinë, konsideroj që Qeveria e Republikës së Kosovës do të duhej që t’i merr në konsideratë. Ato shprehin vullnetin politik të përfaqësuesve dhe natyrisht kanë interes që Qeveria t’i zbatojë në përpikëri”, është shprehur ajo.
Kjo deputete ka thënë se vetëm ato rezoluta që janë miratuar në marrëveshje me Qeverinë kanë gjetur zbatim. “Nuk kemi arritur që të jenë të zbatueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës. Vetëm ato rezoluta të cilat kanë qenë të koordinuara me Qeverinë kanë pasur efektin e tyre zbatues mirëpo rezolutat të cilat kanë ardhur nga Kuvendi nuk kanë arritur që të marrin përkrahjen e deputetëve”, është shprehur Deliu- Kodra.
Sipas saj zbatimi i rezolutave do të ndihmonte mekanizmat për të forcuar demokracinë në vend. Vetëm në vitin e parë të legjislaturës aktuale janë propozuar 16 rezoluta, ku 6 prej tyre janë miratuar. Numri i madh i rezolutave të miratuara nga deputetët, e të cilat nuk po zbatohen sipas monitoruesve të Kuvendit, po ndodh për tri arsye kryesore.
Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se ekzistojnë tri probleme se pse rezolutat nuk depërtojnë të zbatohen, kryesorja sipas saj, është se rezolutat që propozohen prej një pale nuk përkrahen nga palët e tjera në Kuvend.
“Kuvendi nuk e ka një mekanizëm të zbatueshmërisë të këtyre rezolutave, por institucionet të cilat nuk i implementojnë ato dhe rrjedhimisht shumica e rezolutave që miratohen prej Kuvendit mbesin të pazbatuara në praktikë. E dyta është që ka mbivendosje të një rezolute ndaj një tjetre që është miratuar më herët për shembull, për dialogun prej vitit 2011 kur ka filluar procesi i dialogut në Bruksel janë miratuar 15 rezoluta për procesin e dialogut dhe çështjet që lidhen me marrëdhëniet me Serbinë, dhe ka raste kur dy rezoluta ose më shumë janë për të njëjtën çështje dhe ky problem mandej e zbehë efektin dhe rëndësinë e rezolutave. Dhe, problemi i tretë që është më kryesori është që në shumicën rasteve rezolutat që propozohen prej një pale nuk përkrahen nga palët e tjera në Kuvend.
Ta zëmë ato që propozohen prej shumicës parlamentare nuk përkrahen nga opozita ose anasjelltas. Ka raste kur një grup parlamentar e propozon dhe mandej nuk përkrahet nga asnjë grup parlamentar tjetër. Kjo në fakt ka qenë shumë e shprehur gjatë kësaj legjislature pra gjatë këtij viti për këtë arsye i kemi edhe 10 propozim rezoluta që ende nuk janë miratuar, sepse në shumicën e rasteve nuk ka pasur as përpjekje prej propozuesve të rezolutave që t’i harmonizojnë ato me grupet e tjera, prandaj edhe nuk ka kuorum për vendimmarrje për këto rezoluta sepse në shumicën e rasteve janë shprehje e vullnetit politik të një grupi parlamentar, përmbajtja e të cilëve nuk është e pranueshme për grupet e tjera, dhe kjo e zbehë rolin e rezolutave që edhe ato që miratohen e janë në procedurë të votimit në seanca”, ka përfunduar Haxhiu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-i-votavwe-e1739554363552-780x439.jpg)
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera
![Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480151007_1399498498133746_6980425661509036658_n-e1739558241307-780x439.jpg)
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik
![Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/patent-730x375-1-780x439.jpg)
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve
![Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/Bekim-Jashari-interviste-foto-Ridvan-Slivova-13-e1605279919923-780x439.jpg)
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim