LAJMI I FUNDIT:

Deputetët evropian ofrojnë ndihmën dhe mbështetjen e tyre për Republikën e Maqedonisë

Deputetët evropian ofrojnë ndihmën dhe mbështetjen e tyre për Republikën e Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot realizoi takim me deputetët evropian Ivo Vajgl, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan.

Në këtë takim me përfaqësues të Parlamentit Evropian, Xhaferi ka informuar deputetët evropian për gjendjen aktuale politike në vend, për aktivitetet e Kuvendit tv RM në lidhje me Planin 3-6-9, rekomandimet e Pribes, Raportin e Komisionit anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 2012, si dhe për reformat që do të ndërmerren në sferën e integrimeve euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi poashtu ka theksuar rëndësinë e krijimit të marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore, për të cilën e përmendi nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë dhe vizitën e sotme të Ministrit për punë të jashtme të Greqisë, thuhet në kumtesën e Shërbimit për shtyp të Kuvendit.


Deputetët evropian kanë përshëndetur funksionimin normal të institucioneve shtetërore në Maqedoni, si dhe stilin dhe konceptin e ri të punës së Kuvendit, me çka i kthehet dinjiteti i institucionit Kuvend i Republikës së Maqedonisë, duke shtuar se në Parlamentin Evropian mbisundon atmosferë pozitive dhe ata e ofrojnë ndihmën dhe mbështetjen e tyre për afrimin e demokracisë së re të Maqedonisë drejt strukturave evropiane dhe krijimin e atmosferës së kompromisit ndërmjet partive të ndryshme politike në vend për përmbyllje të problemeve të tranzicionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori