Deputetët e VV-së të gëzuar pas rrëzimit të qeverisë (Foto)

Pas rrëzimit të Qeverisë Mustafa, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë fotografuar së bashku në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Ka qenë deputeti Fisnik Ismaili ai i cili ka publikuar këtë fotografi në rrjetin Facebook, ku ka shkruar “Këta jemi ne, në fushëbetejën tonë”
Postimi i plotë i Ismailit:“Këta jemi ne, në fushëbetejën tonë. Nëse e vlerëson se kemi bë punë të drejtë këto 3 vjet, ti je ai që mundesh me e pesëfishue numrin e këtyre ushtarëve mbas një mueji, të cilët betohen se kanë me vazhdue përpjekjen për një Kosovë shumë më të mirë se që është sot, ashtu qysh po e bëjmë Kryeqytetin. Të falënderohemi për përkrahjen, edhe atëherë kur ke mendue se e kemi teprue pak. Rezultati, besoj, u pa sot. Dashni. ❤️/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































