LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e pavarur me tetë kushte për ligjin për PTHP-në

Deputetët e pavarur me tetë kushte për ligjin për PTHP-në

Në lidhje me ligjin për Prokurorinë Publike në Maqedoni për të cilin duhet të merren vesh partitë politike deri më 16 shkurt (e dielë) para se të shpallen zgjedhjet e parakohshme kuvendare, deputetët e dalë nga OBRM-PDUKM-ja, e që tani veprojnë si grup i pavarur parlamentar në Kuvend, deri tek ministria e Drejtësisë kanë dërguar propozim për këtë ligj ku mes tjerash kërkojnë që mos përdoren “bombat” si material nëpër gjykime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kushtet e parashtruara nga deputetët e pavarur janë:
1. Prokurori publik të udhëheq me Prokurorinë Themelore Publike për ndjeke të krimit të organizuar dhe korrupsionit të zgjidhet me votim nga gjithë prokurorët.
2.Pas mbarimit të akademisë, prokurorët duhet të jenë të angazhuar për tre vite nëpër prokurori themelore.
3. Të definohet procesi i disciplinës ku nuk mund të keqpërdoret dënimi i prokurorëve
4.Prokuroria Themelore nuk mund të krijojë lëndë nga materialet e përgjuara në mënyrë të jashtligjshme.
5. Bartja e lëndëve nga PSP-ja në PTHP duhet të bëhet në harmoni kohore dhe në përkujdesje të ekspertëve.
6. Në rastet Talir 1 dhe 2 duhet që të organizohet gjykim korrekt, pa materiale të përgjuara dhe të njejtit ta tregojnë pafajësinë e tyre.
7.Propozojmë shkatërrim të materialeve të përgjuara.
8. Pas këtij ligji kërkojmë që ankesat të shqyrtohen sipas ligjeve evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori