LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e opozitës braktisin seancën për shkak të shtyrjes së vendimit për Haradinajn

Deputetët e opozitës braktisin seancën për shkak të shtyrjes së vendimit për Haradinajn

Deputetët e opozitës kanë braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës.  Ky veprim i deputetëve opozitarë ka ardhur pas shtyrjes së vendimit nga gjykata franceze për ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka ngritur në seancën e sotme çështjen e shtyrjes së vendimit për Ramush Haradinajn nga gjykata e Colmarit në Francë.

Lekaj tha se vendimi i sotëm i një gjykate provinciale në Francë për t’ia vazhduar qëndrimin në Francë po shihet qartë se është abuzim me të drejtat e njeriut dhe tendencë për të diskredituar një luftë të tërë.


Foto: Arkiv