LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e Listës Serbe nuk do ta votojnë Demarkacionin

Deputetët e Listës Serbe nuk do ta votojnë Demarkacionin

Deputetët e Listës serbe nuk do ta votojnë Projektligjin e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Kështu thuhet në komunikatën e kësaj partie.

“Lista serbe nuk do ta votojë Demarkacionin me Malin e Zi përkundër gënjeshtrave dhe deklaratave tendencioze në të gjitha mediat shqiptare, të cilat i ka publikuar edhe një pjesë e medieve serbe…Ne do të vazhdojmë të punojmë për interesat e serbëve në Kosovë…”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Telegrafi/