Deputetët e Listës Serbe kanë marrë vendimin për t’u kthyer në Kuvendin e Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryetari i Listës Serbe Slavko Simiq.
Simiq tha se vendimi është marrë “në përputhje me interesin e popullit serb, respektivisht të bashkësisë serbe që jeton në Kosovë dhe të të qytetarëve që jetojnë në Kosovë”.
“Ditët e kaluara kemi biseduar brenda Listës Serbe për të gjithë mekanizmat të cilët i posedojmë që përmes institucioneve ta kundërshtojmë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës dhe ta nisim procesin e krijimit të Asociacionit të Komunave serbe”, tha Simiq.
Sipas tij, “Prishtina dhe politikanët e Kosovës ka kohë që flasin përpara bashkësisë ndërkombëtare sikur duan ta nisin procesin e krijimit të Asociacionit, por për shkak të mospjesëmarrjes së serbëve në institucione nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë”.
“Duam ta pengojmë Prishtinën që të nisë vetë krijimin e Asociacionit pa përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës dhe komunitetin serb, sepse marrëveshja për Asocacionin është në pronësi të popullit serb në Kosovë dhe ne do të kemi rolin kryesor në hartimin e statutit dhe krijimin e Asociacionit”, tha Simiq për Radion Evropa e Lirë.
Ai tha se “përmes institucioneve duam të japim kontributin që të ecim drejt procesit të krijimit, të bisedojmë me partnerët tanë të koalicionit, të nisim këtë çështje në mbledhjen e Kuvendit, përmes këshillave të Kuvendit dhe në mbledhjet e qeverisë si dhe në komisionet ndërqeveritare”.
“Përmes institucioneve ta kundërshtojmë çdo ligj dhe proces që është në kundërshtim me interesat e popullit serb dhe që shkel interesat jetike të komunitetit serb që jeton në Kosovë. Vendimi është marrë në një moment të drejt dhe mënyra jonë e protestës ka patur efekt“, tha kryetari i Listës Serbe.
Lista Serbe në shenjë kundërshtimi me miratimin e ligjit për Trepcën dhe për Investimet Strategjike që prej tetorit të vitit të kaluar ka bojkotuar punën e institucioneve të vendit, përfshirë edhe Kuvendin.
Një përpjekje për kthim u bë pak muaj më parë kur një grup i ndarë i Listës u kthye në Kuvend, duke përjashtuar dy deputetë të saj dhe duke zëvendësuar njërin ministër të Listës me një tjetër. Lista Serbe sërish doli nga institucionet e Kosovës dhe rikthimi i paralajmëruar mund t’i japë fund bojkotit disa muajsh. (REL)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama