Deputetet e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Doruntinë Maloku po qëndrojnë për vizitë në Berlin.

Gjatë kësaj vizite të dy deputetet kanë takuar sot Drejtorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të CDU-së, Bertil Wenger.


Deputetja Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gjatë këtij takimi është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes deputetëve të LDK-së dhe atyre të CDU-së.

"Sot në Berlin vizituam zyret qendrore të CDU-së ku patëm një takim shumë përmbajtjesor me Drejtorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të CDU-së, z.Bertil Wenger. Diskutuam rreth thellimit të bashkëpunimit në mes të deputetëve të LDK-së dhe atyre të CDU-së si dhe zhvillimet e fundit lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe procese të tjera me interes të dyanshëm", ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

46089720 1206930782802517 5678696030946721792 n

46100980 10161254571760515 8680325842351423488 n