Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë kanë filluar të arrijnë në Kuvend, në takimin që së shpejti pritet të fillojë ndërmjet deputetëve të LDK-së dhe ambasadorit amerikan, Greg Delawie.

Ndër deputetet e para që ka arritur në Kuvend është Vjosa Osmani.


Ambasadori amerikan përmes këtij takimi me deputetët të LDK-së, po tenton t’i bindë ata që të votojnë pro demarkacionit me Malin e Zi. Në këtë takim do të jetë edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Pak më parë ambasadori Delawie pati një takim me kryeministrin Isa Mustafa dhe nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu. /Telegrafi/

1 3

2 2

3 2

4 1