LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e Kuvendit sot pritet t’i japin epilog çështjes së Demarkacionit (Live)

Deputetët e Kuvendit sot pritet t’i japin epilog çështjes së Demarkacionit (Live)

Pas seancës maratonike të së martës në Kuvendin e Kosovës ku në rend dite ishte ratifikimi i Projektligjit të Demarkacionit me Malin e Zi, pritet që sot në ora 11:00 deputetët e Kuvendit të Kosovës t’i japin epilog pozitiv kësaj çështje.

Mbrëmë pas mesnate, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas rreth nëntë orë debati parlamentar mbylli seancën duke caktuar vazhdimin e saj për të mërkurën në orën 11:00.

Para se ta përfundonte seancën, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ishte konsultuar me kryeministrin Ramush Haradinaj, shefin e GP-së të PDK-së, Memli Krasniqin, nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LDK-së, Kujtim Shalën, shefin e GP-së të LDK-së, Avdullah Hotin, dhe dy zv/kryeministrat Enver Hoxhaj dhe Fatmir Limajn.


Seancën e së martës e kanë bojkotuar deputetët e Listës Serbe, ndërkaq ka munguar edhe deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi për shkaqe shëndetësore.

Ndërkaq, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj në një prononcim për Telegrafin tha sot se seanca për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi do të vazhdojë sot në orën 11:00 dhe do të merr epilog pozitiv.

“Sot do të merr epilog pozitiv ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, që do të thotë votohet”, tha Lekaj për Telegrafin.

Ndryshe, këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi ka ftuar Grupin e deputetëve të pavarur të votojnë pro Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Matoshi shkruan se ky grup i shkëputur nga Vetëvendosja nuk ka asnjë arsye që sot të mos e votojë Demarkacionin.

Për ratifikimin e kësaj marrëveshje nevojiten 80 vota nga 120 deputetët e Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori