Deputetët nga radhët e komuniteteve, kanë shpenzuar më së shumti për shkuarje në seanca të kuvendit e komisione. Larg tyre nuk janë as deputetët të Listës Serbe, para se të nisin bojkotin e Kuvendit.
Afërsisht 60 mijë euro kanë shpenzuar deputetët të Kuvendit të Kosovës, për pjesëmarrje në seanca e komisione të kuvendit gjatë vitit të kaluar.
Listës i prijnë deputetë nga radhët e komuniteteve, pjesë e grupit parlamentar multientnik.
Në bazë të të dhënave të siguruara nga Dukagjini, më së shumti ka shpenzuar deputetja Duda Balje, me gjithsej 2 mijë e 310 euro, ndërsa Fidan Jilta është i dyti me 2 mijë e 160 euro.
I treti në renditje është deputeti tjetër Enis Kervan, që për të marrë pjesë në seanca ka shpenzuar 1 mijë e 245 euro, ndërsa për komisione 720 euro, që në total për udhëtimet e Kervan në seanca dhe komisione shteti ka shpenzuar 1 mijë e 965 euro.
15 euro më pak se Kervan, i ka shpenzuar kolegu i tij nga grupi multietnik, Bahrim Shabani, me 1 mijë e 940 euro.
Në këtë listë, larg nuk mbesin edhe deputetë të Listës Serbe.
Të njëjtit, po të mos bojkotonin seancat e kuvendit që nga mesi i vitit të kaluar, potencialisht do të kryesonin listën.
Megjithatë gjatë kohës sa ka qenë pjesë e kuvendit, deputetja Verica Ceranic ka shpenzuar 790 euro.
Ajo pasohet me Milosh Perovic me shpenzime prej 775 euro, Jasmina Dedic me 770 euro. Zoran Mojsilovic me 720 euro. Miljana Nikolic me 650 euro, Branislav Nikolic me 605 euro, Igor Simic me 440 euro.
Në total, për ta janë shpenzuar 4 mijë e 160 euro nga buxheti i Republikës së Kosovës.
Në ndërkohë, nga radhët e partive më të mëdha në Kuvend ato opozitare dhe të pozitës me shpenzime kryeson Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 1 mijë e 635 euro për tërë vitin, Hajdar Beqa nga PDK me 1 mijë e 470 eurol
Pastaj Ekrem Mustafa nga Lëvizja Vetëvendosje me 1 mijë e 410 euro.
E deputeti që ka harxhuar më se paku për të qenë pjesë e seancave të Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare për vitin 2022 ishte Nasuf Bejta me 65 euro shpenzime./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Çka është Dashuria? Dhurata të përsosura për ata që duam
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe