LAJMI I FUNDIT:

Deontay Wilder: Fitoi më i miri, do të kthehem më i fortë

Deontay Wilder: Fitoi më i miri, do të kthehem më i fortë
Deontay Wilder (Foto: Bello/Getty Images/Guliver)

Deontay Wilder nuk është më i pamposhtur. Ai nuk është më as kampion i botës në kategorinë e peshave të rënda në divizionin WBC, pasi këtë titull ia mori Tyson Fury.

Boksieri amerikan ka pranuar se kundërshtari i tij ishte më i fortë dhe e meritoi fitoren, porse nuk ishte i kënaqur me vendimin e ekipit të tij për ta dorëzuar meçin.

Tyson Fury rikthehet në majat e boksit, nënshtron Deontay Wilderin dhe ia rrëmben titullin
Lexo po ashtu Tyson Fury rikthehet në majat e boksit, nënshtron Deontay Wilderin dhe ia rrëmben titullin

“Jam në rregull. Gjëra të këtilla ndodhin. Më i miri fitoi sonte, por këndi im e hodhi peshqirin dhe unë isha gati të vija mburojën. Shumëçka më ka ndodhur para kësaj ndeshjeje. Është çfarë është, por nuk kam arsyetime”.


(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Vetëm do të kisha dashur që këndi im të më lejonte të dilja me mburojën time. Unë jam luftëtar. Ai bëri paraqitje të shkëlqyer dhe ne do të kthehemi më të fortë”.

“Edhe më të mëdhenjtë kanë humbur dhe janë kthyer, kjo është pjesë e sportit. Duhet ta pranosh ashtu siç është. Nuk mund të arsyetohem për këtë që ndodhi… Do të kthehem më i fortë”.

“Ky është boksi i nivelit më të lartë, më i miri duhet të përballet me më të mirin. I falënderoj tifozët që erdhën për ta mbështetur spektaklin dhe shpresoj që të gjithë të kthehen shëndosh e mirë nëpër shtëpitë e tyre”, ishin fjalët e ish-kampionit. /Telegrafi/

(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori