LAJMI I FUNDIT:

Denoncoi parcelat me kanabis, vritet me plumb në kokë 43-vjeçari në Memaliaj (Video)

Denoncoi parcelat me kanabis, vritet me plumb në kokë 43-vjeçari në Memaliaj (Video)

Një 43-vjeçar është gjetur i vrarë në tokën e tij në fshatin Rabie. Viktima i identifikuar si Alket Muhaj është gjetur në orën 10:10 të mëngjesit nga gruaja e tij në tokën e tyre ku edhe kishte dalë për të kullotur bagëtitë.

Sipas mediave shqiptare, 43-vjeçari dyshohet se është qëlluar në distancë të afërt me dy plumba në kokë e në gjoks, ndërkohë burime informacioni jo zyrtare pranë policisë bëjnë me dije se ai mund të jetë ekzekutuar pasi ka denoncuar mbjelljen e parcelave me kanabis në zonën e Memaliajt tek Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Ministria e Brendshme dhe Policia po tregohen të rezervuara me informacionin, teksa janë mjaftuar me një njoftim të shkurtër 12 orë pas ngjarjes.


Një pistë tjetër për vrasjen e tij është ajo e konflikteve për pronat, ku sipas gruas së tij, 43-vjeçari ishte shfaqur i shqetësuar, shqetësime të cilat ia kishte shfaqur edhe asaj por pa i përmendur diçka konkrete.

Vetë viktima jetonte në fshatin Rabie bashkë me gruan dhe me dy fëmijët, ndërsa prindërit e tij jetonin në Patos.

Trupi i tij është çuar në spitalin e Fierit, ku edhe do të bëhet ekspertiza, kjo për shkak të afërsisë në lidhje me spitalin e Gjirokastrës.

Në dy muajt e fundit në vend janë regjistruar një sërë vrasjesh, kryesisht të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Më e fundit është ajo e biznesmenit Arjan Ferracaku, i cili u gjet i ekzekutuar në Livadhe, në periferi të qytetit të Shkodrës.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori