I akuzuari Kosovë Muzlijaj, pas pranimit të fajësisë, u dënua me tre vite burgim efektiv, për akuzën se me thikë kishte tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Alban Zogaj, ku thuhet se ky i fundit kishte marrë lëndime të lehta trupore, por me pasoja të përkohshme në shëndetin e tij.
Shpalljen e këtij aktgjykimi e bëri gjyqtari i çështjes Murat Hulaj, në seancën fillestare ndaj të akuzuarit Muzlijaj, i cili paraprakisht e pranoi fajësinë për veprën penale që i vihej në barrë.
Gjyqtari Hulaj, deklaroi se paraburgimi ndaj të akuzuarit do të vazhdohet, ku në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, por jo më shumë se sa dënimi i përcaktuar.
Krahas dënimit me burgim, i akuzuari Muzlijaj u obligua edhe për shpenzimet e paushallit gjyqësor në vlerë prej 150 euro si dhe për kompensimin e viktimave të krimit të luftës shumën prej 50 euro.
Ndërsa, pala e dëmtuar u udhëzua për kontest civil.
Ndryshe, në fillimin e shqyrtimit fillestar, pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurores Lumturije Vuqetaj, gjykata e njoftoi të akuzuarin lidhur me të drejtat dhe mundësinë e pranimit të fajësisë e gjithashtu përparësitë, benefitet dhe pasojat e saj.
Pas kësaj, i akuzuari Muzlijaj, deklaroi se e ndjen veten fajtor dhe ndihet i penduar si dhe i premtoi gjykatës se nuk do të përsëritet më një gjë e tillë.
Prokurorja Vuqetaj u pajtua me pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, duke deklaruar se e njëjta ishte në përputhje me shkresat e lëndës dhe konform dispozitave ligjore.
Me pranimin e fajësisë u pajtua edhe mbrojtësi i të akuzuarit Muzlijaj, avokati Zeqë Bërdynaj, ku më pas një pranim i tillë u aprovua edhe nga ana e gjyqtarit Hulaj.
Lidhur me rastin e marrjes së vendimin mbi dënimin, prokurorja Vuqetaj tha që sipas provave të akuzës i akuzuari është përgjegjës për veprën penale për të cilën është akuzuar dhe i propozoi gjykatës që të njëjtin ta shpall fajtor si dhe ta dënojë sipas ligjit, e gjithashtu ta obligojë për shpenzimet procedurale.
Tutje, avokati Bërdynaj, deklaroi që pasi që i mbrojturi i tij e kishte pranuar fajësinë dhe se me familjen e të dëmtuarit ishin pajtuar menjëherë pas daljes nga spitali dhe është konstatuar se lëndimi është i lehtë e se nuk ka qenë i rrezikshëm për jetë, për çka gjykatës i propozoi që këto t’i marrë si rrethanë lehtësuese dhe të mbrojturit të tij t’ia shqiptojë një dënim sa më të butë.
Pas kësaj, i akuzuari Muzlijaj, e përkrahu fjalën e avokatit Bërdynaj, duke kërkuar falje publike.
“E përkrahi fjalën e mbrojtësit tim, me familjen e të dëmtuarit jemi pajtuar siç e tha edhe avokati përndryshe jemi rritur me familjen e tij, kërkoj falje nga gjykata, jam i penduar shumë për rastin që ka ndodhur, i premtoj gjykatës që në të ardhmen nuk do të përsëriten gjëra të tilla’’, tha i akuzuari Kosovë Muzlijaj.
Ndryshe, sipas akuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, me 15 mars 2022, thuhet se i akuzuari Kosovë Muzlijaj, më 3 shkurt 2022, në fshatin Orroberdë, Komuna e Istogut, me dashje dhe me mjet të mprehtë të llojit thikë, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin Alban Zogaj, njofton betimiperdrejtesi.
Gjithnjë sipas akuzës, pas një konflikti verbal që kishte ndodhur një ditë më herët mes tyre, në natën kritike me tu takuar në lokalin e të dëmtuarit Vezir Pacaj, ku fillimisht mes tyre ishte zhvilluar një bisedë për rastin që kishte ndodhë më parë dhe të njëjtit i shtrijnë dorën e pajtimit njëri-tjetrit.
Me ç’rast, thuhet se me të dalë i dëmtuari jashtë lokalit menjëherë pas tij del i pandehuri dhe papritmas me thikë me gjatësi prej 17cm, e godet të dëmtuarin në pjesën e abdomenit në anën e majtë si dhe me grusht në pjesën e epërme të buzës së anës së djathtë, duke i shkaktuar plagës shpuese në regjionin e barkut, e të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën e të dëmtuarit, ndërsa pas ekspertimit mjeko-ligjor të njëjtat ishin konstatuar si lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme në shëndetin e tij.
Për çka, thuhet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje’’ e mbetur në tentativë, nga neni 172 e lidhur me nenin 28 të Kodit Penal, ku dënimi i paraparë është tre ose më shumë vjet burgim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht