Një 32 vjeçar me prejardhje nga Kosova, shitës automobilash në Bern është dënuar me gjobë (efektive) prej 6000 frangash për mashtrim të Zyrës Kantonale për Komunikacion Rrugor.
Sipas vendimit gjyqësor ai i ka shtyrë dy punonjës të kësaj zyre (një zvicerane dhe një austriak, 24 gjegjësisht 27 vjeçarë) që të falsifikojnë të dhënat e automobilave të tregtarit kosovar, shkruan bernerzeitung.ch. Po ashtu gjykata e ka dënuar atë me pagesë të shpenzimeve gjyqësore prej 1900 frangash si dhe me 900 franga për tejkalim në komunkacion (në një rast tjetër).
Sipas vendimit gjyqësor ai i ka shtyrë dy punonjës të kësaj zyre që të falsifikojnë të dhënat e automobilave të tregtarit kosovar, përcjell albinfo.ch.
Punonjësit janë larguar nga puna ndërsa Gjykata Regjionale Bern Mittelland i ka dënuar me gjobë, me kusht.
Por, gjykata e ka liruar kosovarin në pikën në të cilën ata dy e ngarkonin: sipas tyre, ai i ka shantazhuar ata dy. Sipas tyre, ai i ka kërcënuar se do t`i publikonte filmimet ku ata duken duke u puthur në një makinë. Nga frika se do t`i dekonspironte, ata i janë nënshtruar atij, duke pranuar të bënin falsifikimin e të dhënave për makinat e tij, duke i mundësuar përfitime materiale kosovarit, njofton albinfo.ch
Gjykata ka konstatuar se ata kanë gënjyer, pasi që gjatë procesit gjyqësor është treguar edhe një filmim i fshehtë i bërë nga kosovari ku shihen ata dy duke u marrë vesh me kosovarin se si do të deklaronin nëse zbuloheshin, për paratë që do t`i merrnin nga ai për falsifikimin e të dhënave.
Aty shihet se nuk ka pasur kurrfarë kërcënimi as shtrëngimi nga tregtari i veturave, përcjell albinfo.ch. Pas ballafaqimit me këtë xhirim, austriaku ka pranuar veprën, ndërsa zvicerania ka heshtur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë