Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve E.I, E.M, P.P dhe L.B të akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
I akuzuari E.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 22 vjet për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Në dënimin me burgim i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim ndërsa të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit për shkak të lartësisë së dënimit.
I akuzuari E.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vjetësh për veprën penale Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale. Në dënimin me burgim i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.
Gjykata njofton se edhe i akuzuari P.P është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre vjetësh për “Dhënie e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale”. Në dënimin me burgim i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim si dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 1,000 euro.
I akuzuari L.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vjet e gjashtë muaj për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale”. Në dënimin me burgim i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.
I akuzuari E.I është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë sepse më datë 12 mars 2020 e kishte privuar nga jeta të miturin, tani të ndjerin L.B dhe me atë rast me dashje kishte vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve R.G. dhe B.S.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se i akuzuari E.I obligohet që të paguajë në emër të paushallit gjyqësorë shumën prej 200 euro, ndërsa të akuzuarit E.M, P.P dhe L.B për paushallin gjyqësorë do të paguajnë shumën nga 100 euro secili veç e veç, të gjitha në afatin prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Po ashtu të akuzuarit E.I, E.M, P.P dhe L.B për fondin e kompensimit të viktimave të krimit do të paguajnë secili veç e veç shumën prej 50 euro.
Pala e dëmtuar udhëzohet në kontestin e rregullt juridiko civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike.
Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova