LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 10 vjet burg rezervisti i policisë serbe për krime lufte në Kosovë

Dënohet me 10 vjet burg rezervisti i policisë serbe për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 10 vjet burg të akuzuarin Z.V për veprën penale në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të panjohur të njësitit të përmendur rezervist të policisë serbe dhe personat e tjerë të armatosur dhe të uniformuar, Krime të luftës kundër popullsisë civile.

Sipas njoftimit, në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 13 shtator 2022 e tutje.

“Me aktvendim të veçantë PS.nr.28/2022, të datës 11 nëntor 2022, gjykata komform nenit 367 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 lidhur me paragrafin  2, 6 dhe 7 të KPPK-së, të akuzuarit ia ka vazhduar paraburgimin deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi por jo më shumë se dënimi i shqiptuar”, thuhet në komunikatën për media.


Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 11 nëntor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin me numër PS.nr.28/2022 në çështjen penale kundër të akuzuarit Z.V për veprën penale në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të panjohur të njësitit të përmendur rezervist të policisë serbe dhe personat e tjerë të armatosur dhe të uniformuar, Krime të luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

I akuzuari Z.V është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vitesh, në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 13 shtator 2022 e tutje.

Me aktvendim të veçantë PS.nr.28/2022, të datës 11 nëntor 2022, gjykata komform nenit 367 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 lidhur me paragrafin  2, 6 dhe 7 të KPPK-së, të akuzuarit ia ka vazhduar paraburgimin deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori